Lajme

Konjufca i jep vërejtje për sharjen në Kuvend, Kujtim Shala: Ma dërgoni me postë

Autori: Gazeta inFokus 14:42 | 23 March 2023

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se rregullorja e Kuvendit e obligon që t’i japë vërejtje deputetit të LDK-së, Kujtim Shala për gjuhën joparlamentare të përdorur në Kuvend.

Konjufca tha se sipas rregullores, Shala mund të japë shpjegime në fund të seancës së Kuvendit.

“Rregullorja na detyron të ju japim një vërejtje për këtë shkelje. Nëse deputeti kërkon të japë shpjegime për këtë atëherë i jepet fjala në fund të seancës”, tha Konjufca.

-Advertisement-

Por Shala kërkoi ta marrë fjalën menjëherë dhe tha vetëm një fjali.

“Ma dërgoni vërejtjen me postë”, u shpreh ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera