Lajme

Konjufca: Escobari dallon nga Grenelli vetëm te çështja e shkëmbimit të territoreve

Autori: Gazeta inFokus 22:46 | 18 March 2024

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se emisari amerikan, Gabriel Escobar dhe ish-emisari Richard Grenell kanë dallim vetëm te çështja e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

Konjufca ka folur për kushtet që i ka përmendur Escobari për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Emisari amerikan Escobar ka thënë se dy kushtet e tjera janë shpronësimet që po bëhen në veri të Kosovës dhe tjetri është Asociacioni.

-Advertisement-

Konjufca ka deklaruar se këto janë kushte që i ka shtuar vetëm Escobari.

Kjo që e tha Escobari mu duk si diçka e çuditshme, diçka që nuk është në Këshillin e Evropës, por diçka që e shtoi vetëm Escobari. Dhe këtë më duket se e bëri për arsye se nuk mundi të arrinte marrëveshje me Qeverinë për dinarin dhe më duket që e ngarkoi Kosovën padrejtësisht me disa kritere të cilat ne i kemi tejkaluar”, ka thënë Konjufca.

I pyetur nëse Escobari është i ngjashëm me Grenellin, kryetari i Kuvendit ka thënë se “ata i përkasin orientimeve të ndryshme politike, mirëpo më duket se Escobari dallon nga Grenelli substancialisht vetëm në çështjen e kufirit, pra shkëmbimit të territoreve”.

“Në çështjet e tjera, presioni që e ka ushtruar është i njëjtë me të Grenellit. Nuk kam parë ndonjë dallim”, ka shtuar ai në Kanal10

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera