Lajme

Kongresisti Torres: Dëshpëruese të shoh Blinkenin që kritikon një aleat të palëkundur si Kosova

Autori: Gazeta inFokus 20:29 | 27 May 2023
Kongresisti amerikan, Ritchie Torres, e ka kritikuar deklaratën e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, lidhur me situatën në veri të Kosovës.

Blinken, në reagimin e tij publik pas veprimeve të djeshme në veri, tha se dënon veprimet e Qeverisë së Kosovës që sipas tij, “po përshkallëzojnë tensionet në veri dhe po shtojnë jostabilitetin”.

Por Torres ka thënë se Kosova është një aleat i palëkundur i ShBA-së, e cila i ka dalë në krah vendit të tij me rastin e strehimit të refugjatëve afganë.

“Kosova është një aleat i palëkundur i SHBA-së. Kur SHBA-ja kishte nevojë për vende për të strehuar refugjatët afganë, Kosova ishte e para dhe në mesin e të paktëve që u ngrit në këtë rast. Është dëshpëruese për mua dhe për zgjedhësit e mi shqiptarë të shoh Sekretarin Blinken që sulmon një aleat amerikan”, tha Torres në një postim në Twitter, raporton Klankosova.tv.

-Advertisement-

Ndërkaq, në reagimin tjetër të Departamentit Amerikan të Shtetit për veprimet e djeshme në veri, u tha se mund të kenë pasoja për marrëdhëniet Kosovë-SHBA.

“Veprimet e tilla kanë eskaluar ashpër dhe panevojshëm situatën duke minuar përpjekjet tona për të ndihmuar në normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe ato do të kenë pasoja në marrëdhëniet tona bilaterale me Kosovën”, thuhet në komunikatën zyrtare të lëshuar nga DASh-i.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera