Lajme

Konfiskohen afro 2 mijë kilogramë mish në Ferizaj

Autori: Gazeta inFokus 15:08 | 21 February 2023

Një sasi e konsiderueshme e mishit është konfiskuar në komunën e Ferizajt.

Kjo u bë e ditur nga zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës Lamir Thaçi.

Thaçi tha se janë konfiskuar afro 2 mijë kilogramë.

-Advertisement-

“Kontrolli është realizuar në të gjitha mishtoret e komunës së Ferizajt. Janë konfiskuar 1 mijë e 670 kilogramë mish. Inspektorët kanë hasur duke u tregtuar mish ose nënprodukte mishi në mospajtueshmëri me kriteret ligjore për tregtim, janë ndërmarrë masat me largim të menjëhershëm nga shitja të produkteve dhe bllokim i tyre me proces deri ne asgjësim. Mish i freskët, mish në faza të përpunimit, mish i bluar, suxhuk, qofte. Aksioni u realizua përmes trupave inspektuese nga regjionet e tjera”, tha Thaçi për Klankosova.tv

Zëdhënësi i AUV-ut tregoi edhe shkaqet e konfiskimit të këtij mishit.

“Problemet me të theksuara ishin mungesa e dokumentacionit për origjinën e mishit dhe certifikatën e therjes. Në mish të pa damkosur vulosur, dhe sasitë tjera të nënprodukteve të mishit të ndaluara në mishtore, kryesisht ishte për mungesë të licencës për përpunim të produkteve të cilat po ashtu i nënshtrohen procesit të trajtimit termik terjes, tharjes, tymosjes. Kushtet teknike sanitare dhe higjienike të mishtoreve në nivel të përgjithshme ishin të mira. Në disa raste janë dhënë vërejtje për përmirësim brenda afateve kohore. AUV në ditët në vazhdim do të bëj asgjësimin e gjithë sasisë së ndaluar”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera