Lajme

Konfiskohen afër 6 kg marihuanë, katër të arrestuar

Autori: Gazeta inFokus 12:23 | 24 November 2018

Dy shtetar të Kosovës dhe dy të Shqipërisë janë arrestuar në fshatin Shipol të Mitrovicës, pasi që gjatë kontrollit në dy vetura të tyre, është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 5 905 gram.

Me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake, janë bastisur dy lokacione, me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar 2 pushkë automatike me 34 fishek, si dhe 1 pistoletë me 5 fishek.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera