Konfiskohen 70 metra kub drunj të kontrabanduar nga Serbia

Autori: Gazeta inFokus
10:50 | 05 June 2023
Policia e Kosovës ka konfiskuar 70 metër kub drunj të kontrabanduara, të cilat janë sjellë nga territori i Serbisë, shkruan Gazeta Infokus.
Përmes një komunikate për media kanë bërë të ditur se këta drunjë janë hasur përgjatë vijës kufitare në zonën e fshatit Velegllavë.
“Njësitë policore nga Policia Kufitare, përgjatë vijës kufitare në zonën e fshatit Velegllavë, kanë hasur në drunj të disa llojeve të ndryshme, si: ahu, plepi dhe qershia, në sasi prej 70 (shtatëdhjetë) metër kub”, thuhet në njoftim të policisë.
Sipas policisë, pas gjetjes së kësaj sasie të drunjve, të cilat dyshohet se në territorin e Republikës së Kosovës janë sjellë nga territori i Serbisë, zyrtarët policorë kanë arritur të zbulojnë se kjo sasi e drunjve i përket të dyshuarit mashkull me iniciale A.L. viti i lindjes 1985.
“Lidhur me rastin, sipas policisë, është kontaktuar prokurori kompetent, me urdhër të të cilit është iniciuar rasti ‘kontrabandim me mallra’, ku po ashtu në vendngjarje kanë dalë inspektorët qendrorë të Pylltarisë së Kosovës. Me urdhër të prokurorit, druri konfiskohet nga shërbimi doganor dhe dërgohet në terminalin Dheu i Bardhë, ndërsa njësitë relevante policore janë duke trajtuar rastin sipas procedurave të mëtejme”, thuhet tutje në komunikatën e policisë./Gazeta Infokus/

Të tjera
-
Hamiti për Gërvallën: S’ka bërë asnjë punë për njohje, por vetëm gafa
Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Hamiti ka folur...
-
Ligji për Qeverinë, Gashi: E bënë vetë, tani nuk duan ta zbatojnë
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka kritikuar qe...
-
Deda: Një pjesë e skenës politike në Kosovë ka urrejtje ndaj shtetit
Analisti Ilir Deda ka thënë në emisionin “Rubikon” të Klan Kosovës, se një pj...
-
Abdixhiku i reagon Haradinajt: Janë mësuar se me presion të tillë LDK liget e eventualisht dhe bjen, ky presion veç po na forcon
Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku ka reaguar menjëherë ndaj deklaratave të kr...
-
Gjini: AAK i thotë `jo` koalicionit me VV, opozita mund ta bëjë qeverinë
Ardian Gjini nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka theksuar se partia e tij...
-
Personi i vdekur në Prishtinë është shtetas i huaj, policia jep detaje
Një person është gjetur sonte pa shenja jete në rrugën “Fehmi Agani” në Prish...
-
Gjendet i shtrirë një person në Prishtinë, ambulanca dhe policia në vendngjarje
Një person është gjetur i shtrirë në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë. Le...
-
Zyrtari kenias publikon fotografi nga takimi me Ambasadoren e Serbisë që i shkoi për të protestuar për njohjen e Kosovës
Musalia Mudavadi, sekretar i Parë i Kabinetit dhe Sekretar i Kabinetit për Ç...
-
Macron shtyn përpara planet për një forcë sigurie në Ukrainë gjatë samitit në Paris
Liderë nga më shumë se 30 vende u takuan të enjten në Paris për të biseduar p...
-
Haradinaj: Kurti është në opozitë, LDK-ja mund ta shpëtojë, përndryshe ne formojmë qeverinë
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka komentuar ...
-
Isufaj takohet me ambasadoren e Izraelit, flasin për sundimin e ligjit
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale Blerim Isufaj ka pritur sot në takim amb...
-
“Paske thënë e kam zemër Lulin”, Rama-Bashës: E thashë mo, se po më plaste zemra
Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, kanë viju...