Lajme

Konfiskimi i mbi 6 mijë fishekëve në veri, Sveçla thotë se grupet e orkestruara nga Beogradi po synojnë destabilizimin e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 18:59 | 21 February 2023

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar lidhur me konfiskimin e 6 mije 300 fishekëve të kontrabaduar nga Serbia, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një postimi në “Facebook”, ai ka thënë se përderisa presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, flet për armatosjen e Serbisë, në veri të Kosovës konfiskohet municion i kontrabanduar nga Serbia.

“6.300 sasi të municionit janë konfiskuar sot nga Njësiti i Ndërhyrjes së Shpejtë të kufirit në Joshanicë, në veri të Kosovës. Gjatë patrullimit është ndaluar vetura e dyshimtë me targa të Serbisë e një shtetasi serb dhe njësitet relevante tashmë kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme”, ka shkruar Sveçla.

-Advertisement-

Gjithashtu ai ka thënë se kjo e rithekson faktin se grupe të orkestruara nga Beogradi po angazhohen maksimalisht për destabilizimin e Kosovës.

“Do të vazhdojmë pandalshëm angazhimin tonë në luftimin e çdo lloj kriminaliteti që synon të cenojë sigurinë e vendit tonë dhe të qytetarëve tanë”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se i dyshuari të cilit iu konfiskuan fishekët është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë./Gazeta Infokus/

Arrestohet 42-vjeçari serb në veri, policia i konfiskon mbi 6 mijë fishekë

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera