Lajme

Komuna e Prishtinës: 100 euro gjobë për atë që përdor mjete piroteknike

Autori: Gazeta inFokus 13:03 | 14 December 2018

Kryetari Shpend Ahmeti ka lëshuar sot Urdhëresën për ndalimin e përdorimit të mjeteve pirroteknike në vendet e hapura publike, përkatësisht në tregje, rrugë dhe sheshe, bën të ditur Komuna e Prishtinës përmes një njoftimi për media, transmeton Gazeta inFokus.

“Ndalesa vlen për periudhën nga data 3 dhjetor, deri më 3 janar. Kushdo që vepron në kundërshtim me këtë Urdhëresë, do të gjobitet 100 euro”, thuhet në njoftim./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera