Ekonomi

Komuna e Prishtinë miraton buxhetin afër 100 milionë euro për 2019-en

Autori: Gazeta inFokus 13:23 | 28 September 2018

Komuna e Prishtinës në seancën e sotme ka miratuar buxhetin për vitin 2019.

Buxheti në vlerë prej 87 milionë eurosh është miratuar me 24 vota për, 16 kundër , dhe një abstenim, shkruan gazeta inFokus.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti pas miratimit ka shkruar se ky është buxheti më i lartë ndonjëherë.

-Advertisement-

Ahmeti ka shkruar gjithashtu se fokusi do të jetë në infrastrukturë ndërsa ditët në vazhdim do të prezantohen pjesë nga buxheti.

“Sot në Kuvendin Komunal të Prishtinës kaloi propozim buxheti për vitin 2019 që është buxheti më i lartë ndonjëherë në vlerën prej 87 milion eurosh. Fokusi më i madh i buxhetit është në infrastrukturë me investime në çdo lagje. Ditëve dhe javëve në vijim do të prezantojmë pjesë nga buxheti që qytetarët te jenë të informuar. Urime të gjithëve”, ka shkruar Ahmeti.

Kujtojmë që në seancën e sotme të komunës së Prishtinës pati akuza mes asamblistëve të Vetëvendosjes dhe të parit të Prishtinës.

Asamblisti, Egzon Azemi e ka akuzuar Shend Ahmetin se ka koalicion të fshehtë me Partinë Demokratike të Kosovës./inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera