Lajme

Komuna e Obiliqit shënon 5 Majin Ditën e Dëshmorëve të Kombit

Autori: Gazeta inFokus 17:23 | 05 May 2022

Nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, është shënuar 5 Maji Dita e Dëshmorëve të Kombit, me këtë rast, Kryetari Gashi, së bashku me Nënkryetarin, Kryesuesen e Kuvendit, Komandantin e SP-së, përfaqesues të Shoqatave të dalura nga lufta, familjar të dëshmorëve e martirëve, asambleistë, ekzekutivin dhe qytetarë, bën homazhe pranë Pllakës Përkujtimore duke nderuar të rënët për liri e shtetndërtim.

Për të vazhduar me Akademi Përkujtimore në amfiteatrin e Sheshit “Dëshmorët e Kombit”, ku nën përkujdesjen drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, u dha një program kulturor e artistik në shënimin e kësaj dite.

Në fjalën e tij, Kryetari Gashi, theksoj se: “Duke nderuar të rënët për liri ne nderojmë vetveten dhe historinë tonë të lavdishme, nderojmë përpjekjet shekullore për pavarësi, respektojmë sakrificën dhe gjakun e derdhur qe ne sot ta gëzojmë lirinë.”

-Advertisement-

Akademia u përcoll me monolog nga nxënësja Drilona Dedinca nga Gjimnazi “17 Shkurti”, deklamim poezish nga Teatri i Qytetit dhe valle e këngë nga AKV “Qyteti i Obiliqit”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera