Komuna e Mitrovicës së Veriut kërkon që institucionet e Serbisë t’ia “lirojnë” objektin komunal
Autori: Gazeta inFokus 17:21 | 22 August 2023
Autoritetet lokale në Mitrovicë të Veriut thanë se kanë kërkuar “lirimin” e një objekti komunal, që gjendet në Lagjen e Boshnjakëve e që aktualisht shfrytëzohet nga institucionet e Serbisë.
Si shkak për këtë vendim përmenden “disa punime të parashikuara që komuna do t’i kryejë në objekte të caktuara komunale”.
“Ne, si Komunë e Mitrovicës së Veriut, kemi shprehur gatishmërinë që çdo institucioni që ofron shërbime në interes të qytetarëve të Kosovës, t’i ofrojmë mbështetje dhe hapësirë pune”, thuhet në deklaratën që komuna i dha Radios Evropa e Lirë.
Paraprakisht, Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve të Kosovës që ka mbështetjen e Beogradit zyrtar – tha se udhëheqja lokale në Mitrovicën e Veriut ka marrë vendim që për tri ditë t’i “largojë” punonjësit e institucioneve serbe nga ndërtesa në Lagjen e Boshnjakëve.
Sipas Listës Serbe, në këtë objekt janë të vendosura katër institucione, të cilat financohen me mjete të Qeverisë së Serbisë: Zyra për Kosovën, Drejtoria e Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor, Qarku Administrativ i Mitrovicës së Kosovës dhe Qendra për Punë Sociale nga Vushtrria.
Shumica e institucioneve të Serbisë që funksionojnë në Kosovë drejtohen nga zyrtarë të Listës Serbe.
Për shembull, drejtor i Fondit për Sigurimin Pensional dhe Invalidor në Mitrovicën e Veriut është Millan Radojeviq.
Ai, më herët, ka qenë kryetar i Mitrovicës së Veriut [komunës së Kosovës], por edhe zëvendësministër i Punëve të Brendshme të Kosovës.
Kryetar i Qarkut Administrativ të Mitrovicës së Kosovës është Vuçina Jankoviq, po ashtu nga Lista Serbe. Ai, më herët, ka qenë kryetar i Komunës së Zveçanit – sipas sistemit të Kosovës.
Në një komunikatë dërguar mediave, Lista Serbe tha se “kryetarët jolegjitimë” – siç u referohet ajo kryetarëve shqiptarë të komunave me shumicë serbe në veri – kanë shkuar “një hap më tej” dhe “duan të na i marrin edhe hapësirat”.
Në anën tjetër, nga komuna e Mitrovicës së Veriut thanë se zyrtarët e tyre i ka pritur nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, i cili u ka thënë se “nuk ka asnjë dokument për objektin” dhe se “nuk e di se në pronësinë e kujt është”.
Reagon Beogradi
Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë tha se vendimi i Komunës së Mitrovicës së Veriut “kërcënon ekzistencën dhe të drejtën për punë për rreth 40 punëtorë që punojnë në këtë objekt dhe ofrojnë shërbime si për serbët, ashtu edhe për shqiptarët, boshnjakët, goranët dhe romët”.
“Institucionet e vendosura në këtë ndërtesë, si Fondi Pio, ofrojnë shërbime në fushën e sigurimit pensional dhe invalidor për dhjetëra mijëra përdorues të të gjitha nacionaliteteve, ndërsa nga puna e Qendrës për Punë Sociale varen rreth 120 familje”, thuhet në reagim.
Aty, po ashtu, theksohet se këto “lëvizje të njëanshme dhe të paligjshme” mund “t’i rrisin tensionet dhe të shkaktojnë krizë në terren”.
Në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok – kryetarët shqiptarë kanë marrë pushtetin në fund të majit, ndërsa në ndërtesat komunale kanë hyrë me ndihmën e policisë.
Ata i ka kundërshtuar ashpër popullata lokale serbe, e cila i ka bojkotuar zgjedhjet e prillit, nga të cilat kanë dalë ata kryetarë.
Banorët lokalë ka gati tre muaj që protestojnë para objekteve komunale në Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, duke kërkuar nga Policia e Kosovës që të tërhiqet dhe nga kryetarët shqiptarë që të mos dalin në punë.
Në këto tri komuna, deri në fund të majit, kanë funksionuar edhe komunat sipas sistemit serb.
Vetëm në Mitrovicën e Veriut ekziston një ndërtesë e veçantë komunale që funksionon nën sistemin e Kosovës dhe atje nuk ka pasur protesta. /REL
Të tjera
-
“Qëndrojmë pranë popullit të Suedisë”/ Osmani reagon pas sulmit në një shkollë në Orebro
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar për fatkeqësinë...
-
Mbushet sheshi i Gjilanit për Bedri Hamzës: Më 9 shkurt, përfundon pritja për investime në Anamoravë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim masiv ...
-
Hakohet faqja e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, reagon ministri Rashiq
Ministri i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka bërë të ditu...
-
Musliu: Fshati Abri na ngrohu zemrat me mikëpritjen dhe mbështetjen e jashtëzakonshme
Ganimete Musliu, kandidatja për deputete me numrin 12 nga Partia Demokratike ...
-
Kolgeci: Kosova ka nevojë për ndryshim, dhe ky ndryshim po vije me LDK-në
Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës me numrin 91, Selman K...
-
Linda Bekteshi: Na ndajnë edhe katër ditë, por vetëm fillimi i rrugës që po e ndërtojmë bashkë
Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës me numrin 66, Linda ...
-
Spitalet Rajonale dhe QKUK-ja rrezikojnë të mbesin pa IT, për shkak të pagave të ulëta
IndeksOnline ka raportuar edhe më herët për rrezikun që institucionet shëndet...
-
Haradinaj në Prishtinë premton përfundimin e Unazës së Jashtme e stadium të ri
Koalicioni AAK-Nisma dhe partnerët ka zhvilluar një tubim madhështor në Prish...
-
Rreziku nga objektet e vjetra: Kush është përgjegjës për parandalim dhe reagim?
Shembja e një objekti të vjetër në fshatin Jabllanicë të Gjakovës, më 1 shkur...
-
“10 të vdekụr nga sụlmi në Suedi”/ Policia e Orebros: Po identifikojmë viktimat
Dhjetë persona dyshohet se humbën jetën si pasojë e sulmit në Suedi, njoftoi ...
-
Tahiri në takim me sipërmarrësit: Do të krijojmë një klimë të favorshme për zhvillim dhe investime!
Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Besnik Tahiri, së bashku me bashkë...
-
Hamza nga tubimi në Gjilan: Ju e dini se sa ka rënë standardi i jetesës, prandaj do t’i rrisim pagat 50%
Nga tubimi në sheshin e Gjilan, kandidati për kryeministër i Partisë Demokrat...