Lajme

Komuna e Lipjanit ngushëllon familjen e 7-vjeçarit që vdiq në aksident

Autori: Gazeta inFokus 21:19 | 08 April 2021

Komuna e Lipjanit ka ngushëlluar familjen Sinani nga Rusinovci, pas vdekjes së 7-vjeçarit në një aksident shkruan Gazeta Infokus.

“E nderuar Familje Sinani. Me pikëllim të thellë morëm lajmin e hidhur për humbjen e jetës në mënyrë aksidentale të nxënësit Sefer ( Sadri ) Sinani, nxënës i klasës përgatitore në PNF në Resinoc. Me këtë rast Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Lipjanit Elmaze Behluli, përmes telegramit, shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, nxënësve dhe mësimdhënësve për humbjen e Seferit në lulen e rinisë. Seferin e vogël do ta kujtojmë gjithherë si nxënës të edukuar dhe shembullorë. Pushoftë në parajsë ky engjull i vogël!”./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera