Lajme

Kompromis në ASHAK, Kraja kërkon falje mbetet në pozitën e kryetarit

Autori: Gazeta inFokus 18:14 | 16 February 2023

Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja, ka kërkuar falje në mbledhjen e sotmë të ASHAK, lidhur me analizën “Synimet destabilizuese në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor”, që e kishte publikuar në emër të akademisë, ndonësë s’e kishte pëlqimin e të gjithëve.

Pas kësaj, është vendosi që i njëjti të vazhdojë të jetë në krye të ASHAK.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar akademiku Isa Mustafa, i cili tha se ky vendim është marrë pas shumë diskutimeve.

-Advertisement-

“Z Kraja pas shumë diskutimeve u arrit pajtimi të vazhdojë në pozitën e Kryetarit të ASHAK. Përkushtimi do të jetë në bashkëpunimin më të ngushtë dhe në implementimin e programit të Akademisë”, tha Mustafa.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera