Lajme

Komisioni për Financa, përplasje mes Hekuran Muratit dhe Hykmete Bajramit

Autori: Gazeta inFokus 14:07 | 24 January 2023

Ministri i Financave, Hekuran Murati, pas përplasjes me deputeten e LDK-së, Hykmete Bajramin, ka lëshuar mbledhjen pa nisur raportimin për të cilin ishte ftuar.

Ministri Murati lëshoi mbledhjen duke thënë se tatimi në pronë nuk është tema që është ftuar për të raportuar.

“Nëse ka rend të ditës mund ta kaloni, nëse keni thirrë konferencë për media është dashur të na tregoni. Çështja e tatimit në pronë është në ligjin 2018, unë si ministër nuk kam marrë asnjë vendim për të rritë çmimin. Vlerësimi, mesa u njoftova sot, është se ky vlersim i është dorëzu komunave në muajin tetor, në përjashtim të 3 komuna, mirëpo tani që po vendoset nga disa komuna, si e Prishtinës dhe nga ju, është tepër e ulët” – ka thënë Murati.

-Advertisement-

Ndërsa kryesuesja e Komisionit, Hykmete Bajrami nga LDK, ka thënë se ka pyetur ministrin për çështjen e tatimit në pronë, pasi sipas saj, ‘mbrëmë është bërë temë e nxehtë’.

“Sipas çmimeve të tregut vlera e patundshmërive është rritë qind për qind, Komuna e Prishtinës nuk i ka lëviz tariftat, por kur është rritë baza tatimore, normalisht që është dyfishu, ajo çka kërkohet është që Ministria e Financave, ta pezulloj rivlerësimin. Komunat në momentin e tanishëm nuk mund të bëjnë asgjë. Komuna e Pejës e ka ulë tatimin, por prapë faturat shkojnë të rritura si rezultat i rritjes se çmimit bazuar në rivlerësim” – ka thënë Bajrami.

Pas Muratit, u larguan edhe deputetët e Vetëvendosjes, përveç Eman Rrahmanit që fillimisht qëndroi brenda, por që e kritikoi Bajramin për qasje të gabuar.

Por, më pas u largua nga mbledhja edhe Rrahmani pasi deputetja Bajrami i tha që ai “vjen nga një parti që fjala e lirë nuk respektohet”.

Derisa Rrahmani iu drejtua Bajramit duke i thënë që “deri në vitin 2013 ka qenë në LDK dhe nuk duhet të flitet aty për fjalën e lirë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera