Sport

Komisioni Disiplinor denon rënd Ismet Munishin

Autori: Gazeta inFokus 15:36 | 13 October 2017

Janë publikaur vendimet e komisonit disiplinor ku më së keqi e ka pësuar trajneri i Vëllaznimit, Ismet Munishi.

Munishi është denuar me 1 mijë euro.

ISMET MUNISHI; kryetarjner i klubit të futbollit “ VËLLAZNIMI “ nga Gjakova , licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të ID kartelës 1170780813, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për manifestim të sjelljeve josportive ( motivi; fyerje dhe sharje të rënda drejtuar gjyqtarve të ndeshjes veqanërsiht gjyqtarit kryesor Mervan Bejtullahu si dhe organeve të Federatës së Futbollit të Kosovës – minuta e 90-të kur edhe largohet nga pankina, por se i njëjti edhe pas përfundimit të ndeshjes rikthehet në fushë dhe sërish fillon me fyerje dhe sharje me banale drejtuar referëve dhe organeve të FFK-së,) në ndeshjën e javës së IX-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; PRISHTINA – VËLLAZNIMI e zhvilluar në stadiumin “Rexhep Rexhepi“ në Drenas (raportet e zyrtarëve të ndeshjes së zhvilluar në Drenas dhe deklarata ekryetrajnerit Ismet Munishi datë 11.10.2017 )
DENOHET
Me të holla në shumë prej; 1000 euro (një mijë) në bazë të Rregullores Disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 3. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë, nga data e sjelljes së këtij vendimi respektivisht data e publikimit të vendimit në faqen zyrtare të FFK-së,

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera