Sport

Kombëtarja e Kosovës në karate shpallet e dyta në Evropë

Autori: Gazeta inFokus 19:23 | 30 July 2022

Kombëtarja e Kosovës në karate është shpallur e dyta në Evropë, në kuadër të Lojërave Evropiane për Universitete, që janë mbajtur në Lodz të Polonisë.

Ekipi i heroinave tona në garat ekipore në karate gjatë Lojërave Evropiane për universitete me luftat e tyre arritën në piedestal të medaljeve duke mos arritur ta kalojnë sfidën me Ukrainën në finale.

Derisa gjatë ditës së djeshme Betim Maliqi, është stolisur me medaljen e argjentë, në kategorinë deri në -75 kilogramë.

-Advertisement-

Federata e karatesë së Kosovës mori pjesë me dhjetë garues që njëherazi janë edhe studentë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera