Lajme

Komandantja Supreme premton rritjen e Ushtrisë së Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 11:56 | 22 October 2021

Është mbajtur ceremonia e betimit të rekrutëve të rinj në Kazermën e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se FSK do të zgjerojë kapacitetet operacionale. Sipas saj FSK-ja do të kryej detyrat me përkushtim, shkruan Gazeta Infokus.

“Si komandante jam krenare që po e shoh përparimin e FSK-së, të ushtrisë sonë që është jo vetëm garancë e jona, por edhe partnere e përgatitur profesionalisht krahas me aleatët tonë stratëgjikë në funksion të paqes kudo që rrezikohet ajo. Historia jonë është përplot me gra të guximshme që e treguan veten jo vetëm në luftë, por edhe sot teksa bartin uniformën e ushtrisë sonë e numri i tyre duhet të rritet edhe më tej. Hapja e FSK-së ndaj vajzave dhe grave është jo vetëm nevojë, por edhe domosdoshmëri, prandaj jam besimplot se me këto ushtare dhe ushtarë të rinj, FSK do të vazhdojë zgjerimin e kapaciteteve operacionale”, ka thënë Osmani.

-Advertisement-

Presidentja e Kosovës ka thënë se e ardhmja garantohet duke e ndërtuar atë.

“E ardhmja garantohet duke e ndërtuar atë, prandaj me certifikikimin e zotëm po zgjerohet baza e Forcave të Armatosura, respektivisht e Republikës së Kosovës. Rritja e profesionalizmit është një proces i pandërprerë dhe parakusht për sigurinë dhe stabilitetin e shtetit. Forca jonë është në funksion të mbrojtjes së sovranitetit dhe paprekshërimisë së territorit të Republikës sonë sikurse edhe të aleancës sonë me partenerët në shërbim të paqes”.

Osmani ka thënë se ushtarët e Kosovës do të jenë kudo që rrezikohen intersat e shtetit, por edhe ato të aleatëve amerikanë, europianë dhe më gjerë.

Ajo shtoi se FSK ndodhet në proces të transformimit dhe arritjes së kapaciteteve të plota operacionale, prandaj tha se s’ka dyshim që këto do të bëhen sipas standardeve të kërkuara. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera