Lajme

Komandanti i KFOR-it takim me ambasadorët e Quint-it, flasin për sigurinë e qëndrushme në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 19:42 | 14 December 2023

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutas është takuar sot me ambasadorët e vendeve të Quint-it në Kosovë.

Siç njofton NATO, në këtë takim është diskutuar mbi shumë tema, përfshirë aktivitetet e KFOR-it dhe përpjekjet për siguri të qëndrueshme, transmeton klankosova.tv.

”Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO-ja, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, u takua me ambasadorët e grupit Quint nga Franca, Gjermania, Italia, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara, si dhe me ambasadorin e Turqisë në Kosovë dhe kreun të misionit të BE-së në Kosovë”.

-Advertisement-

”Pjesëmarrësit shkëmbyen mendime mbi një sërë temash, duke përfshirë aktivitetet e KFOR-it nën mandatin e tij dhe përpjekjet e tij të vazhdueshme për sigurinë në mbështetje të dialogut të lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, drejt paqes dhe sigurisë së qëndrueshme që respekton të drejtat e të gjithë njerëzve”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera