Lajme

Komandant Malisheva thotë se ka qenë anëtar i SHIK-ut

Autori: Gazeta inFokus 21:39 | 10 April 2022

Muhamet Krasniqi, i njohur si Komandant Malisheva, është lidhur direkt në edicionin e lajmeve të T7.

Ai ka thënë se ka qenë anëtar i Shërbimit Informativ të Kosovës. Ai shtoi se nuk sheh asgjë të keqe nga ajo.

“Roli im ka qenë t’i shërbej popullit shqiptar dhe t’i ndihmojë. S’ka pas të keqe aty. Gjithmonë kam qenë i gatshëm të jem në shërbim të popullit dhe kështu që mos ta marrin për të keqe se s’ka asgjë aty”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Ai ka treguar edhe pozitën të cilën e ka mbajtur.

“Kam qenë si operativ”, shtoi ai.

Krasniqi bëri të ditur se do ta promovojë librin e tij të cilën e ka shkruar nga burgu dhe për cilën periudhë bëhet fjalë.

“Kam punuar katër muaj aty dhe e di që ka dashakeqi që nuk duan që ky libër të dalë. Dua t’i falënderoj të gjithë që më ndihmuan, edhe miqtë e mi”

“Periudha kohore është nga viti 2000-2014, por edhe rinia ime. Është periudha e luftërave, pastaj pas Marrëveshjes së Ohrit e deri më tani edhe bizneset e mija”, përfundoi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera