Kolonelja Taibe Canolli, shpërblehet me çmimin e parë ndërkombëtarë të Lidershipit IAWP
Autori: Gazeta inFokus
23:14 | 26 August 2018
Kolonelja e Policisë së Kosovës, Taibe Canolli, është shpërblyer me çmimin ndërkombëtarë të Lidershipit të IAWP, në Kanada.
Ky çmim i jepet policëve, që dallohen me të arriturat e tyre të vazhdueshme në Lidership, në zgjidhjen e problemeve, planifikimit, organizimit, komunikimit, të cilët japin një kontribut të rëndësishëm brenda agjencisë ose misionit për zbatimin e ligjit.
“International Association of Women Police”, ka shkruar lidhur me veprimtarinë dhe të arriturat e koloneles, Taibe Canolli, për të cilat i është ndarë çmimi.
Kolonelja Taibe Canolli, në vitin 2000, u bë një nga femrat e para që iu bashkua Policisë së Kosovës, pas përfundimit të konfliktit midis Kosovës dhe Serbisë.
Ajo ka punuar shumë, për të arritur pozitën e saj aktuale, si Drejtor i Departamenti i Burimeve Njerëzore të Policisë së Kosovës.
Gjatë gjithë karrierës së saj të policisë ajo ka motivuar dhe mbështetur gratë e policisë në të gjitha rajonet duke përfshirë Mitrovicën veriore, ku tensionet etnike ende janë ekzistojnë, shkruan Telegrafi.
Ajo ka siguruar që gratë police të komunitetit serb në Kosovë, të jenë të barabarta si koleget të tyre femra nga pjesa tjetër e Kosovës.
Ajo ka nisur fushata në shkolla për të rritur ndërgjegjësimin e të rinjve duke përfshirë romët, ashkalinjtë e Kosovës.
Gratë nga komuniteti egjiptian i ka motivuar që të aplikojnë për t’u bërë policë.
Si drejtor i Departamentit të Burimeve Njerëzore të Policisë së Kosovës, ajo drejton 8000 punonjës policie.
Gjatë gjithë karrierës së saj, kolonel Canolli ka treguar udhëheqjen e saj nga kontributet e saj të shumta në zhvillimin e policisë dhe sektorit të sigurisë në Kosovë.
Synimi i saj për “sjelljen e grave në baza të barabarta me burrat” i mundësoi asaj të iniciojë krijimin e “Shoqatës së Grave në Policinë e Kosovës (AËKP) e cila mbështet synimin e saj personal për avokim, rekrutimin, mentorimin, zhvillimin profesional dhe rrjetin rajonal për gratë e policisë, etj.
Policia e Kosovës ndjehet e privilegjuar që ka gra të zonjat që selektohen dhe shpërblehen në mesin e shumë shteteve të botës”, thuhet në postimin e Shoqatës së Grave të Policisë së Kosovës.

T� tjera
-
Reduktimet e rrymës prekin edhe shkollat, në Prizren shkurtohen orët mësimore
Pos kryeqytetit, edhe komunat tjera, disa më rëndë madje, po ballafaqohen me ...
-
Ymeri thotë se tregtia e rrymës me entitete serbe s’është ndalë: ARBK’së i ka shkuar vec lista e bizneseve
Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për ndali...
-
“Femicidi është urgjencë kombëtare”, nesër protestohet në Prishtinë kundër vrasjes së grave
Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) ka paralajmëruar protestë për nesër në Prish...
-
17-vjeçari plagos me thikë punonjësin e një fast-food-i në Fier
Një plagosje ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Fier, ku një 29-vjeçar i iden...
-
Haradinaj në pritjen solemne për 28 Nëntorin: Kjo festë është emocioni më sublim i çdo shqiptari
Ish-kreu i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në pritjen solemne të o...
-
Me pranga në duar, flet ish-vjehrra e Arlinda Zekajt: Djali e ka kry, unë s’jam fajtore
Me pranga në duar ka dalur nga gjykata ish-vjehrra e Arlindja Zekajt. Nurije...
-
Iu kërkua dorëheqja për rastin e Arlinda Zekajt, Sveçla i gëzohet arrestimeve të fundit: Vra*sja e grave s’justifikohet
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, i cili refuzoi të jepte dorëheqjen për r...
-
Detaje tronditëse| Ish-vjehrra e Arlindës ishte në dhomë kur ajo po go*ditej me sëpatë, nuk ndërhyri
Nurije Sylaj, ish-vjehrra e Arlinda Zekajt, dyshohet se ka qenë e pranishme n...
-
Kush janë dy personat që sipas Prokurorisë e ndihmuan Albert Sylajn në arrati pasi e vra*u Arlinda Zekajn
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka marrë aktvendim për zgjerim të hetimeve ...
-
Dy persona në Gjakovë dënohen me nga 3 mijë euro për falsifikimin e mbi 2 mijë votave në zgjedhjet e dhjetorit
Gjykata Themelore në Gjakovë, ka dënuar A.M dhe D.K, veç e veç me gjobë në s...
-
Vdekjet e punëtorëve në KEK – Prokuroria KONFIRMON: Pesë persona dhe KEK-u dyshohen për rrezikimin e sigurisë në vendin e punës
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar për Gazetën Infokus se kallëz...
-
ATK u vihet pas bizneseve që shesin online, shqipton 24 gjoba
Administrata Tatimore e Kosovës ka shtuar kontrollet ndaj bizneseve që ushtro...































