KMDLNj kërkon nga presidenti Thaçi të publikojë listën e të dënuarve të falur

Autori: Gazeta inFokus
12:40 | 26 April 2017
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (KMDLNJ) përmes një letre të hapur drejtuar presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, kërkon që të publikojë listën e të dënuarve që ka falur, pasi që mos bërja publike e listës së atyre që eventualisht janë falur, sipas KMDLNJ-së, e tensionon situatën brenda institucioneve ku mbahen ata që kanë kërkuar falje.
Duke përkujtuar se për faljen e presidentit kanë aplikuar më shumë se 700 të dënuar, KMDLNJ thekson se të gjitha këto kërkesa janë shqyrtuar nga komisioni i formuar ad hoc dhe sipas informatave të KMDLNj – së tashmë është dorëzuar lista me emrat e të dënuarve që sipas vlerësimit të komisionit ad hoc e meritojnë të falen.“Mirëpo ju, sipas kompetencave që iu jep Ligji mund t’i falni të gjithë nga lista e propozuar nga komisioni ad hoc sikur që mund të mos e falni asnjë të dënuar që ka kërkuar falje. Në rastin konkret, Ju, z. president e keni fjalën e fundit sikur që edhe vendimi përfundimtar është i Juaj , përkatësisht vullnetit Tuaj”, thuhet në letër.
Për informim të opinionit, KMDLNJ njofton se nuk është pjesë e komisionit ad hoc, andaj nuk është në gjendje të japë një informatë të saktë të dënuarve që kanë kërkuar falje.
KMDLNj, në rastin konkret ka dalë në anën e të dënuarve duke kërkuar të falet një numër më i madh se viteve paraprake në rast se i plotësojnë kushtet për falje aq më parë që faljet e mëparshme kanë qenë më shumë provokim i situatës së sigurisë në burgje që kanë ndikuar në tensionimin e situatës se sa një demonstrim i vullnetit dhe mëshirës së presidentit t’i lirojë ata që e meritojnë gjë që do të reflektonte në motivimin e të burgosurve të sillen mirë duke e pranuar programin e risocializimit, thuhet më tej në letër.
KMDLNJ kërkon nga presidenti Thaçi që sa më parë ta bëjë publike listën e personave të falur, nëse ata janë falur, në mënyrë që “të mos i leni në pritje dhe ankth të dënuarit që kanë kërkuar të falur nga Ju, familjarët e tyre sikur edhe opinionin i cili duhet të informohet për vendimin e Juaj për falje apo mos falje”.
“Mos bërja publike e listës së atyre që eventualisht i keni falur e tensionon situatën brenda institucioneve ku mbahen ata që kanë kërkuar falje sikur që në masë të madhe e vështirëson punën e Shërbimit Korrektues të Kosovës që në rastin konkret nuk mbanë asnjë përgjegjësi por se mund të përballet me shumë probleme”, thuhet në letrën e KDMLNJ-së drejtuar presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Të tjera
-
Sekretari i OKB-së paralajmëron luftë më të gjerë: Shanset për paqe në Ukrainë po zvogëlohen
“Perspektivat për paqen në Ukrainë vazhdojnë të zvogëlohen, shanset për përsh...
-
Perëndimorët i druhen një konflikti Kosovë-Serbi nëse nuk nënshkruhet marrëveshja
Situata mbetet e tensionuar në veri, pasi fuqitë perëndimore ndihmuan në zgji...
-
Pranimi i planit franko-gjerman nga Kurti: Si e komentojnë analistët politik!
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me emisarin Miroslav Lajçak,...
-
A po rikthehen reduktimet? KEDS lëshon alarmin
KEDS përmes një njoftimi ka apeluar për kursim të energjisë elektrike. Siç th...
-
Paralajmërimi i frikshëm i Baton Haxhiut: Pas Asociacionit, vjen diçka më e rëndë për Kosovën
Gazetari Baton Haxhiu ka thënë në emisionin Pressing në T7 se themelimi i Aso...
-
Greqia dhe Turqia rifillojnë marrëdhëniet diplomatike pas tërmetit
Tërmetet shkatërruese në Turqi kanë nxitur kontaktin e parë të drejtpërdrejtë...
-
A ka kërkesë për Asociacion nga boshnjakët në Kosovë
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje i ka reaguar deputetit serb, Usam...
-
Skandal në Durrës, prindërit shesin 5000 euro fëmijën në barkun e nënës, Babai bën pazaret: Bëj ç’të duash me beben
Shitja e fëmijëve,duket se është kthyer në një “biznes” fitimprurës tek një f...
-
LAJMI I FUNDIT: Ambasada Amerikane vazhdon negociatat me shoqërinë civile për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe
Ambasada Amerikane vazhdon negociatat me shoqërinë civile për themelimin e As...
-
Beqa e fton Kurtin urgjentisht në Kuvend: Çka ke pranuar o Albin?
Deputeti nga radhët e PDK-së, Hajdar Beqa ka reaguar pasi kryeministri Albin ...
-
Rritet bilanci, 3000 të vdekur nga tërmeti në kufirin Turqi-Siri
Ka shkuar në 3000 numri i personave që kanë humbur jetën në Turqi dhe Siri si...
-
Fatkeqësi mbi fatkeqësinë në Siri, gazetari: Ndërkombëtarët nuk ndihmojnë dot të prekurit nga tërmeti, shteti nuk i lejon
Siria që u godit rëndë nga tërmeti këtë të hënë në mëngjes është në një katas...