KMDLNJ: Çdo zmbrapsje ndaj reciprocitetit dëmton Kosovën
Autori: Gazeta inFokus 13:34 | 03 August 2022
KMDLNJ konsideron se shtyrja për një muaj e reciprocitetit ndaj targave dhe letërnjoftimeve të lëshuara nga Serbia inkurajon strukturat paralele në veri që të testojnë vendosmërinë e institucioneve të Kosovës për zbatimin e ligjit dhe reciprocitetin.
Nëpërmjet një kumtese për media, KMDLNj-ja konsideron se çdo zmbrapsje nga ky vendim vetëm sa e dëmton Kosovën duke krijuar kushte për rritje të kërkesave të Serbisë ndaj Kosovës.
“Serbët në veri të Kosovës, por edhe në vendet tjera në brendi të Kosovës me asgjë nuk janë të diskriminuar, andaj duhet të sillen si të gjithë qytetarët e Kosovës, me të drejtat dhe përgjegjësitë që iu takojnë. Kjo çka po ndodh në veri të Kosovës nuk paraqesin mosrespektim të dokumenteve kombëtare (Kushtetutës së Kosovës) dhe atyre ndërkombëtare, Deklarata Universale e Kombeve të Bashkuara e të Drejtave të Njeriut e as me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, nga ana e Kosovës, por shkelje flagrante e të drejtave të njeriut për të gjithë qytetarët e veriut përmes kufizimit të lirisë së lëvizjes nga barrikadat dhe rrugët e bllokuara sikur edhe përdorimi i dhunës fizike ndaj qytetarëve e, që, për qëllim të fundit e ka përzënien e një numri të vogël të shqiptarëve dhe jo serbëve që jetojnë atje, përmes spastrimit etnik dhe kolonizimit”, thuhet në kumtesë.
Pas kërkesës së ambasadorit amerikan, Jeff Hovenier, kryeministri i Kosovës Albin Kurti mori vendim ta shtyjë për 30 ditë zbatimin e reciprocitetit me Serbinë.
Të tjera
-
Kurti: Për 2 javë, 313 serbë i konvertuan patentë shoferët në të Kosovës, kanë kohë 3 muaj
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, tha se për dy javë 313 qytetarë serbë i k...
-
Ngjarjet e datës 22 maj
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Hagë, ora 09:00) Kom...
-
Osmani takon disa ambasadorë evropianë, iu flet për nevojën e heqjes së masave ndaj Kosovës
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorë të disa sht...
-
IPK-ja suspendon tre zyrtarë policorë
Inspektorati Policor i Kosovës bazuar në autorizimet ligjore, për dy raste të...
-
Ky është punëtori që vd iq pasi ra nga kulmi ku po punonte në Novobërdë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në mëngjes, ku një punëtor i një kompanie ...
-
Haradinaj: Njëfarë vakti Kurti ka pasur nevojë për Mustafën si peshku për oksigjen
Daut Haradinaj, ish-deputet i AAK-së, tha se një kohë kryeministri Kurti ka p...
-
Kurti u shtron darkë partnerëve të koalicionit qeverisës dhe përfaqësuesve në Kuvend të komuniteteve joshumicë
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga kryetarja ...
-
Kryeziu i reagon BE-së: Paraqitje mashtruese e asaj që Asociacioni ishte menduar të ishte
“Statusi i të gjitha strukturave dhe shërbimeve të mbështetura nga Serbia ësh...
-
E rëndë në Drenas: I riu e rrah të dashurën në motel, ajo ikë dhe del në rrugë – goditet nga një veturë
Një rast i pazakontë ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në afërsi të një moteli në...
-
Qeveria: Asociacioni nuk është ombrellë për legalizimin e strukturave paralele
Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë së Kosovës, nëpërmjet rrjetit social “X...
-
Haradinaj: Zgjedhje ka kur do Kurti
Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, në emisioni...
-
Berisha, Escobarit: Ata që kërkojnë opozitë të emëruar, s’i shërbejnë demokracisë por “putinizmit”
Ish-kryeministri dhe ish-kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Ber...