Sport

Klopp: Gjyqtari na bëri të dukemi si kasapë

Autori: Gazeta inFokus 13:50 | 29 November 2018

Ndeshja mes PSG dhe Liverpool është karakterizuar me shumë ndërprerje.

Liverpooli u mposht 2-1 në Paris mbrëmë dhe tani i duhet një fitore ndaj Napolit me rezultat 1-0 apo me më shumë se dy gola epërsi për t’u kualifikuar tutje.

Jurgen Klopp ka shprehur pakënaqësinë për kartonët e shumtë të verdhë që morën lojtarët e tij (gjithsejtë gjashtë), por gjithashtu sipas gjermanit lojtarët e PSG kanë ditur sesi të rrëzohen për të fituar faulla.

-Advertisement-

“Pësuam dy gola të shpejtë nga PSG dhe pastaj u bë e vështirë të fitonim besimin”, deklaroi Klopp.

“Një tjetër pengesë ishin ndërprerjet e pafundme në pjesën e dytë dhe gjyqtari që ende mendon se bëri gjithçka në rregull”. “Ne jemi një nga skuadrat më korrekte në Angli, por në këtë ndeshje gjyqtari na bëri të ndihemi si kasapë”.

“Gjithashtu edhe futbollistët e PSG ishin të zotët për të nxjerrë kartonët”, përfundoi gjermani.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera