Sport

Klopp flet për lojtarin më të mirë që e ka angazhuar prej se mori drejtimin e Liverpoolit

Autori: Gazeta inFokus 23:51 | 07 April 2020

Jurgen Klopp ka bërë disa transferime të shkëlqyera prej se e ka marrë drejtimin e Liverpoolit, ndërsa në disa raste edhe është akuzuar se po i shpenzon gabimisht paratë e klubit.

Sadio Mane u konsiderua si rrezik kur u transferua nga Southamptoni për 30 milionë funte (34 milionë euro), mirëpo sot kushton katër apo pesëfish më shumë.

Mohamed Salah, një lojtar i dështuar te Chelsea që e riktheu reputacionin te Roma, u ble për një shumë afro 50 milionë euro (duke i përfshirë edhe bonuset), ndërsa çmimi i tij është rritur vazhdimisht.

-Advertisement-

Virgil van Dijk kushtoi 75 milionë funte (85 milionë euro), por holandezi ka pasur një efekt transformues në mbrojtjen e Redsave.

Pastaj janë edhe Andy Robertson e Gini Wijnaldum, por asnjëri prej lojtarëve të përmendur nuk është në mendjen e Kloppit kur është pyetur se cili është lojtari më i mirë që e ka angazhuar te Liverpooli.

Është fjala për produktin e Akademisë së klubit Trent Alexander-Arnold, i cili është vetëm 21 vjeçar dhe është njëri nga më të mirët në pozitën e mbrojtësit të djathtë.

“Është Trent. Nuk u desh ta blinim, por Pep Lijnders, asistenti im, e solli dhe tha: ‘A ka luajtur në pozitën e numrit 6 për mia. Ka luajtur mbrojtës krahu, ka luajtur në anën e djathtë, në anën e majtë’”.

“Pastaj erdhi dhe ishte vetëm një problem: Trent nuk ishte i përgatitur fizikisht. Por, ishte fëmijë dhe nuk ishte në gjendje të duhur fizike, por ne e vërejtëm menjëherë”, ka deklaruar Klopp për Pure Football Podcast. /Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera