Sport

Klodian Duro vjen me një dedikim special pas fitores ndaj Arbërisë

Autori: Gazeta inFokus 16:00 | 01 March 2021

Feronikeli ka shënuar fitore të madhe në udhëtim te Arbëria me rezultat 3-0, në sfidën e vlefshëm për javën e 22-të në elitën e futbollit kosovar, shkruan Gazeta inFokus.

Në takimin e zhvilluar në stadiumin me bari sintetik në Ferizaj, golat për mysafirët i shënuan Argjend Malaj (38’), Mendurim Hoti (44’) dhe Kojasevic (76’).

Pas ndeshjes ka folur trajneri i ‘Niklit’, Klodian Duro, i cili ka thënë se janë një ekipi i bashkuar. Tutje ai këtë fitore ia ka dedikuar futbollistëve të tij.

-Advertisement-

“Unë mendoj se nga një humbje mund të fitosh, ne jemi një ekip i bashkuar dhe secili bën detyrat e veta. Mendoj që këtë fitore dua t’ua dedikoj futbollistëve të mi që japin gjithçka për fanellën”, tha Duro për “Art Sport”.

Pas kësaj fitoreje, Feronikeli ka kaluar në pozitën e gjashtë me 27 pikë./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera