Sport

Klodian Duro i pakënaqur me gjyqtarët, thotë se në janar do të transferojnë ragbista

Autori: Gazeta inFokus 17:29 | 13 December 2020

Skuadra e Feronikelit është mposhtur në udhëtim te Llapi me rezultat 3-2, në sfidën e luajtur në kuadër të javës së 18-të në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.

Pas ndeshjes trajneri i Nikli, Klodian Duro, është ndarë i pakënaqur me ndarjen e drejtësisë.

“Te ne funksionoi gjithçka, por çaluam pasi që nga minuta e pestë duhet të kishte karton të kuq nëse zbatohet rregullorja, më vije keq pasi që futbollistët me këto këmbë sigurojnë bukën dhe këtu nuk duhet të luhet ragbi, por futboll. Kur shikon që palë bëhen edhe pala drejtuese (gjyqtarët) ne realizuam dy gola, por s’mundëm të shënonim 10 për të fituar ndeshjen”

-Advertisement-

Tutje ai ka thënë së në janar do të transferoj ragbista e jo futbollistë.

“Sigurisht që na nevojiten përforcime, pasi kur të lëndohen shumë futbollistë duhen të vijnë të tjerët, por këtë herë do marrim ragbista dhe jo futbollistë për fazën e dytë. Uroj të gjithë në Kosovë të kuptojnë se nëse duan të jenë të bashkuar dhe vëllezër të luajnë drejtë dhe t’i japin dorën njëri-tjetrit në fund të takimit” – përfundoi Duro.

Pas kësaj humbje, Feronikeli mbetet i pesti me 23 pikë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera