Sport

Klitschko merr vendimin më të rëndësishëm të karrierës (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 10:57 | 11 May 2017

Wladimir Klitschko po shërohet në Florida së bashku me familjen e tij pas ndeshjes me Anthony Joshuan.

Boksieri ukrainas gjatë muajit qershor do të marrë një vendim të madh për karrierën e tij si boksier.

Menaxheri i tij, Bernd Boente ka bërë të ditur se ish-kampioni i botës në pesha të rënda do të vendos në qershor për revansh ose për përfundimin e karrierës.

-Advertisement-

“Siç mund ta imagjinoni, ai ishte absolutisht i zhgënjyer pas luftës në dhomat e zhveshjes, ndërsa ne ishim të gjithë ulur bashkë”, ka thënë Boente.

“Tani ai ndjehet më mirë, ai është në pushime në Florida me gruan dhe vajzën e tij, dhe ai do të marrë vendimin e tij shumë shpejt, kur të kthehet”.

“Më së voni në fillim të qershorit, ose ndoshta në mes, çfarë do të jetë hapi i tij i ardhshëm. Se hapi i ardhshëm mund të jetë revanshi ose që ai del në pension, por kjo është në dorën e tij”.

“Ai nuk është i zhgënjyer më, ai e di se ai ka bërë disa gabime, por gjithashtu e di se ai mund ta mposht Anthonyn, ka shtuar menaxheri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera