Rozë

Klinti Çollaku, fitues i “The Voice of Albania 6”

Autori: Gazeta inFokus 08:53 | 20 May 2017

“The Voice of Albania 6” ka mbyllur rrugëtimin mbrëmjen e sotme, me natën e madhe finale, duke kurorëzuar fitues të këtij edicioni, Klinti Çollaku.

Një mbrëmje e mbushur me emocione të shumta, ku katër finalistët ishin Anxhela, Klinti, Lisi dhe Lidia, por në fund ishte konkurrenti i trajnerit Alban Skënderaj, Klinti Çollaku, që triumfoi duke u zgjedhur si “The Voice of Albania”.

Pas interpretimeve të para, ishin Klinti Çollaku dhe Lidia Lufi që vazhduan garën me votat e publikut, ndërsa Lis Asllanaj dhe Anxhela Elmazi lanë garën. Më tej, të dy finalistët performuan në duet me trajnerët personalë, konkretisht Lidia me Rona Nishliun dhe Klinti me Alban Skënderajn.

-Advertisement-

Përveç interpretimeve të mrekullueshme dhe plot emocione të konkurrentëve, në këtë finale interpretoi edhe i ftuari special Mohombi.

Emocionet në natën finale vazhduan edhe më tej, pasi një nga trajneret e “The Voice”, Besa promovoi këngën e saj më të re “Mos m’lej me ra”, kënduar në bashkëpunim me reperin kosovar Elinel.

Por “qershia mbi tortë” e kësaj nate, ishte këngëtari i famshëm shqiptar, Albert Stanaj, i cili ka qenë i ftuar edhe në emisionine shoë man-it të famshëm Jimmy Fallon. Stanaj performoi dy këngë, “live” dhe ekskluzivisht për “The Voice”, duke ndezur në maksimum atmosferën në skenë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera