Lajme

Klinaku për gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Proces i montuar politik, aktakuza e bazuar në dokumentacion serb

Autori: Gazeta inFokus 23:24 | 03 April 2023

Ushtruesi i detyrës së drejtuesit të OVL të UÇK-së, Faton Klinaku, ka thënë se Zyra e Prokurorit të Specializuar ka aktakuzat e bazuar në dokumentacion serb dhe me dëshmitarë të manipuluar.

Klinaku tha në “Debat Plus” se si veteranët të dalë nga lufta nuk e kanë njohur Gjykatën Speciale dhe nuk e njohin ende.

“Jo vetëm ky proces që ka filluar sot, ZPS-ja-a i zgjat procedurat, që në drejtësi normale duhet të fillonte gjykimi sa më parë. Nuk duhej që ZPS- që ende deklaron që ende po vazhdon hetimet, nuk është dashur të mbahen në paraburgim. Ne nuk e kemi njohur dhe as tash nuk njohim, kemi thënë të themelohet gjykatë vendore…Këtë gjykim e shohim si proces të montuar politik, pasi dokumentacionet që janë në aktakuzë janë nga Serbia pushtuese dhe dëshmitarët janë të manipuluara”, ka thënë Klinaku.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera