Sport

Kjo gjë do ndodhë të martën në Federatën e futbollit të Kosovës

Autori: Erion Maliqaj 23:11 | 10 December 2018

Tetë skuadra e kanë siguruar kalimin në çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll, shkruan Gazeta inFokus.

Bëhet fjalë për Prishtinën, Feronikelin, Dritën, Trepçën ’89, Ballkanin, Ferizajn, Vëllaznimin dhe Kikën.

Befasia më e madhe deri me tani, është Kika nga Hogoshti i Kamenicës, e cila ka arritur të hyjë në mesin e tetë ekipeve më të mira.

-Advertisement-

Shorti për skuadrat çerekfinaliste do të hedhet të martën nga ora 13:00 në Federatën e futbollit të Kosovës, ku edhe do të mësohen katër përballjet e radhës në Kupë.

Edhe faza e çerekfinales, do të zhvillohet me vetëm nga një ndeshje, ku fituesit kalojnë në gjysmëfinale./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera