Kjo është situata aktuale elektroenergjetike në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus
12:38 | 15 November 2022
Që nga e shtuna, në prodhim gjenden që të katra njësitë e termocentraleve të Kosovës (dy blloqet e Kosova B, B1 e B2, dhe dy të Kosovës A, A3 dhe A4). Të shtunën, në orët e mbrëmjes, siç ka njoftuar KEK-u nëpërmjet një komunikate, ka përfunduar me sukses revizioni i njësisë B2.
Sipas zyrtarëve të Korporatës Energjetike të Kosovës, revizioni (i planifikuar 8 ditor) është kryer 3 ditë më herët, dhe kjo është arritur falë organizimit të menaxhmentit dhe angazhimit maksimal të punëtorëve të Kosova B. Në këtë mënyrë, sistemi elektroenergjetik i Kosovës që nga e shtuna ka në dospozicion gjithsej diku rreth 760 megavatë-orë energji elektrike, plus një sasi të vogël nga kapapcitetet prodhuese të energjisë së rinovueshme.
Aktualisht, pra në proces të prodhimit gjenden në prodhim B1 dhe B2 të Kosovës B, që kanë bashkarisht kapacitet mbi 600 megavatë në gjenerator, ndërsa në rrjet fuqia e tyre është 520 megavatë, ose secili bllok, pra ka kapacitetin në rrjet 260 megavat-orë. Por, pas revizionit të planifikuar, disa ditë B2-shi do të punojë me më pak kapacitet, gjegjësisht siç kanë njoftuar zyrtarët e KEK-ut, B2 këto që nga rikthimi në punë është duke prodhuar diku rreth 220-230 megavatë-orë. Po kështu në prodhim janë edhe A3-shi dhe blloku A4- i termocentraleve Kosova A, të cilët kanë kapacitetin në rrjet secili rreth 130 megavatë-orë.
Po të llogaritet gjithsej prodhimi aktual në këto katër njësi të prodhimit të energjisë elektrike nga termocentralet e vendit që janë funksionale, del që B1, B2 dhe A3 e A4 po prodhojnë bashkarisht diku rreth 780 megavatë-orë rrymë. Kësaj sasie të energjisë elektrike të prodhuar nga TC-të, duhet shtuar plus një sasi simbolike, diku rreth 20 megavatë-orë nga kapacitetet e energjisë së ripërtëritshme (hidrocentralet e vogla të Kosovës dhe nga parqet e energjisë në bazë të erës në Shalë të Bajgorës dhe në Kitkë të Anamoravës).
Për shkak të erës së munguar dhe rënies së nivelit të ujërave, kampacitetet prodhuese të energjisë së rinovueshme të cilat disponon Kosova, këtyre ditëve janë duke prodhuar sasi fare të vogla të rrymës. Sidoqoftë me kthimin e B2-shit do të duhej tash për tash të zvogëlohet importi i energjisë elektrike për nevojat e konsumit të vendit.
Siç është raportuar, gjatë ditëve sa ka qenë në revizon të planifikuar B2, Kosova ka importuar deri në 235 megavatë-orë, ndërsa në orët e pikut edhe më shumë rrymë. Në këto ditë konsumi i energjisë elektrike në vend është sjellur nga 800 deri në 850 megavatë, ndërsa në orët e pikut ka arritur përtej 900 megavatëve e në raste edhe 950 megavatë. Në këtë mënyrë, siç tregojnë shifrat e prodhimit dhe të konsumit, që janë goxha në disproporcion, përkatësisht konsumi është ndjeshëm më i madh se prodhimi vendor.
Me fjalë të tjera edhe me rikthimin e B2-shit, Kosova vazhdon të importojë energji elektrike. Sipas zyrtarëve të KEDS-it, sot vazhdojnë të importohen diku rreth 100 megavatë energji elektrike. Duhet thënë se nëse vazhdon të rritet kështu goxha vrullshëm konsumi, siç po ndodhë të rritet edhe në ditët akoma të ngrohta për rrethanat klimatike të Kosovës dhe për stinën e vjeshtës, Kosova së shpejti, me ardhjen e ditëve të acarta do të ketë mungesë të ndjeshme të rrymës. Dhe, dihen alternativat që na presin sa i përket sigurimit të energjisë elektrike të munguar. Ato janë reduktimet e kushtëzuara, importi me kosto të lartë dhe thuaja i papërballueshëm dhe kursimi i domosdoshëm i secilit konsumator./Buletiniekonomik

Të tjera
-
Hamiti për Gërvallën: S’ka bërë asnjë punë për njohje, por vetëm gafa
Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Hamiti ka folur...
-
Ligji për Qeverinë, Gashi: E bënë vetë, tani nuk duan ta zbatojnë
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka kritikuar qe...
-
Deda: Një pjesë e skenës politike në Kosovë ka urrejtje ndaj shtetit
Analisti Ilir Deda ka thënë në emisionin “Rubikon” të Klan Kosovës, se një pj...
-
Abdixhiku i reagon Haradinajt: Janë mësuar se me presion të tillë LDK liget e eventualisht dhe bjen, ky presion veç po na forcon
Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku ka reaguar menjëherë ndaj deklaratave të kr...
-
Gjini: AAK i thotë `jo` koalicionit me VV, opozita mund ta bëjë qeverinë
Ardian Gjini nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka theksuar se partia e tij...
-
Personi i vdekur në Prishtinë është shtetas i huaj, policia jep detaje
Një person është gjetur sonte pa shenja jete në rrugën “Fehmi Agani” në Prish...
-
Gjendet i shtrirë një person në Prishtinë, ambulanca dhe policia në vendngjarje
Një person është gjetur i shtrirë në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë. Le...
-
Zyrtari kenias publikon fotografi nga takimi me Ambasadoren e Serbisë që i shkoi për të protestuar për njohjen e Kosovës
Musalia Mudavadi, sekretar i Parë i Kabinetit dhe Sekretar i Kabinetit për Ç...
-
Macron shtyn përpara planet për një forcë sigurie në Ukrainë gjatë samitit në Paris
Liderë nga më shumë se 30 vende u takuan të enjten në Paris për të biseduar p...
-
Haradinaj: Kurti është në opozitë, LDK-ja mund ta shpëtojë, përndryshe ne formojmë qeverinë
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka komentuar ...
-
Isufaj takohet me ambasadoren e Izraelit, flasin për sundimin e ligjit
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale Blerim Isufaj ka pritur sot në takim amb...
-
“Paske thënë e kam zemër Lulin”, Rama-Bashës: E thashë mo, se po më plaste zemra
Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, kanë viju...