Kjo është oferta e Aleancës për Kurtin, si kusht për t’i ofruar ndihmë për presidentin
Autori: Gazeta inFokus
17:45 | 09 July 2026
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, i është përgjigjur ftesës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili sot ftoi tri partitë politike për takim lidhur me krijimin e institucioneve të reja.
Gjini, përmes një letre të publikuar në Facebook, ka thënë se një takim i tillë nuk është i nevojshëm, duke rikujtuar ofertën e Aleancës për mbështetjen e themelimit të institucioneve.
Ai ka theksuar se Aleanca është e gatshme, pa kushte apo kërkesa vetjake, të ndihmojë në krijimin e kuorumit për zgjedhjen e Presidentit/es, nëse mandatari për krijimin e Qeverisë i pranon gjashtë pikat e ofertës së tyre.
“Më datën 26 qershor 2026, kam prezantuar publikisht ofertën tonë për mbështetjen e themelimit të institucioneve të reja të Kosovës. Aleanca është e gatshme, pa kushte ose kërkesa vetjake, të ndihmojë në bërjen e kuorumit për zgjedhjen e Presidentit/es, nëse mandatari për krijimin e Qeverisë i pranon gjashtë pikat e ofertës sonë”, ka shkruar mes tjerash Gjini.
Por, cilat janë gjashtë kërkesat e Aleancës që Gjini ia rikujtoi Kurtit?
1. Orientimi strategjik dhe gazi amerikan: Pranimi i menjëhershëm i projektit të gazit amerikan si një projekt i rëndësisë jetike për orientimin afatgjatë të shtetit.
2. Pavarësia energjetike: Nisja e menjëhershme e procedurave për ndërtimin e termocentralit me thëngjill, për të garantuar zhvillim ekonomik dhe ulje të inflacionit.
3. Lehtësime për bizneset e vogla: Ngritja e menjëhershme e pragut të TVSH-së nga 30,000 në 100,000 euro, për të çliruar potencialin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme
4. Mbështetje për bujqësinë: Lirimi i plotë i tokës së punuar nga tatimi në pronë, me qëllim nxitjen e punimit të tokës dhe përkrahjen direkte të bujqve.
5. Buxhetimi i infrastrukturës: Financimi i plotë buxhetor i projekteve të infrastrukturës jetike në Kosovë, të cilat aktualisht kanë mbetur të pezulluara në mungesë të mjeteve. 6.
Fondi emergjent për kryeqytetin: Ndarja e 800 milionë deri në 1 miliard eurove për Prishtinën, e cila, sipas tij, po bëhet e pajetueshme në mungesë të investimeve kapitale. Lidhur me postin e Presidentit, Gjini potencoi se ndonëse Aleanca konsideron se Kosova nuk do të kishte president më të mirë se Ramush Haradinaj, ky fakt nuk përbën kusht për procesin. Ai shprehu shqetësimin se mungesa e një marrëveshjeje mes partive të tjera rrezikon ta çojë vendin në krizë permanente. “Ne e mbështesim cilëndo marrëveshje mes partive. Në një vend normal, me politikanë të përgjegjshëm, nuk do të ishte fare e rëndësishme se a zgjidhet së pari presidenti apo qeveria. Kur kjo bëhet temë bllokade, është shkelje e kushtetutës. Ne nuk mund të pajtohemi që Kosova të mbetet në krizë”, tha Gjini, duke shtuar se këto pika mbeten të panegociueshme për mbarëvajtjen e procesit.

T� tjera
-
“Prishtina Parking” rikthehet me çmime më të larta, qytetarët kundërshtojnë rritjen e tarifave
Rikthimi i ndërmarrjes “Prishtina Parking” në kryeqytet pritet të bëhet me rr...
-
Sadiku kritikon Kurtin për situatën energjetike: Kemi qymyr nën tokë, por s’kemi rrymë mbi tokë
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ermal Sadiku, ka kritikuar Q...
-
Hykmete Bajrami kërkon përgjigje publike nga ZRRE për licencën e kompanisë EFT
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, i ka kërkuar Zyrës së Rregullatorit për ...
-
Dita e Alfabetit, Haxhiu: Gjuha shqipe është pasuria që na bashkon
Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu përkujtoi 22 nëntorin e vitit 1908, ku...
-
“Të jeni gjenerata e fundit që lindni në luftë”, mesazhi prekës i Hashim Thaçit i vitit 2018 që u publikua sërish
Ekipi i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka publikuar në profilin e ...
-
Gjykata Speciale konfirmon kthimin e Jakup Krasniqit në Hagë: Kishte arsye humanitare bindëse për vizitën
Gjykata Speciale bëri të ditur dje pas orës 17:00 se Jakup Krasniqi është kth...
-
Dita e Alfabetit, Presidentja: Shqipja është trashëgimia e përbashkët, një nga dëshmitë më të fuqishme të qëndresës sonë ndër shekuj
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula tha se “Alfabeti i gjuhës shqipe ...
-
52 aksidente trafiku brenda 24 orëve në Kosovë, 21 persona të arrestuar
Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundi...
-
Sot Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, Rama poston një video: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa e kombit tonë
Sot, më 22 nëntor, është dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, e cila festohet ç...
-
Mashtronte me vetura të marra me qira, arrestohet i dyshuari në Mitrovicë
Hetuesit policorë të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë të Jugut kanë arritu...
-
Pasi bëri fushatë për Vuçiqin, kryeministri sllovak i drejtohet Brukselit: Përcilleni situatën në Serbi, sundimit të ligjit po i vjen fundi
Kryeministri sllovak Robert Fico ka sugjeruar që Komisioni Evropian (KE) të m...
-
“Jam në bisedime”, Melania Trump paralajmëron armëpushim mes Rusisë dhe Ukrainës
Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melania Trump, ka deklaruar...


































