Kjo është dëshmia e 61-vjeçarit grek që vrau familjen katër anëtarëshe shqiptare
Autori: Gazeta inFokus 19:40 | 09 March 2022
Një pjesë e dëshmisë që ka dhënë në polici 61-vjeçari grek i cili vrau 4 anëtarët e familjes shqiptare në qytetin Andradiva disa ditë më parë është zbardhur për media.
Shtypi grek raporton se 61-vjeçari ka thënë në polici që kishte shkuar te banesa e familjes Kocaj për të ushqyer qenin, por më pas u përlesh me ta.
“Nuk u ktheva në shtëpi për të kërkuar paratë, por për t’i dhënë ushqim dhe ujë qenit tim”, është shprehur ai, duke pretenduar se ishte telefonuar nga nëna e tij që banonte një kat më sipër familjes shqiptare, e cila i ishte ankuar se po i shkaktonin probleme.
“Shkova në shtëpinë e tyre dhe u konfliktuam. Gjatë sherrit ishim në dhomën e tyre të gjumit. Aty i qëllova. Ata i kishin mbyllur ujin dhe kishin fikur energjinë për nënën time të moshuar, e kishin lënë në errësirë. Atë ditë më mori duke qarë dhe më tha që ia kishin fikur dritat sërish. I telefonova dhe u përpoqa të normalizoja situatën. Por 32-vjeçari Armando Kloci më sulmoi verbalisht. Pastaj shkova të flisja nga afër. Konflikti verbal u kthye në përplasje mes të treve. Gjatë përleshjes ishin në dhomën e tyre të gjumit, i hodha në krevat dhe i qëllova”, ka thënë ai para hetuesve grekë.
Por, 61-vjeçari i cili ishte pronari i banesës ku qëndronte me qira familja shqiptare, nuk ka pranuar të tregoja përse vrau edhe dy fëmijët e mitur të çiftit, dy dhe tre vjeç. Ai thotë se “nuk e mban mend” çfarë ka ndodhur me fëmijët.
Ndërsa avokati i tij mbrojtës tha se kërkesa që kishte bërë për një ekspertizë psikiatrike për klientin e tij ishte refuzuar. 61-vjeçari u dërgua në burgun e Koridhalos.
Sipas raportimeve të shtypit grek, mes palëve ka patur mosmarrëveshje për qiranë e shtëpisë. Ndërsa babai i Armando Klocajt, në një intervistë për emisionin Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus, ka thënë se pronari 61-vjeçar kërkonte t’i rriste qiranë ndryshe nga sa e kishin të përcaktuar në kontratë, gjë të cilën e refuzonte 32-vjeçari Armando Kloci dhe bashkëshortja e tij Maria./tvklan
Të tjera
-
Sot Dita Botërore e Sportit dhe Ambientit, parashihen aktivitete
Sot është Dita Ndërkombëtare e Sportit dhe Ambientit. Në nderim të kësaj d...
-
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqë...
-
Nënpresidentja Kamala Harris do marrë pjesë në konferencën në Zvicër për paqen për Ukrainën
Nënpresidentja amerikane Kamala Harris dhe këshilltari i sigurisë kombëtare J...
-
Moti sot, i vranët dhe me intervale me diell
Mbi vendin tonë sot parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diel...
-
Shpalli fitoren në Bujanoc, Pajaziti: Kërkesën e parë për takim do ta bëj me Kurtin
Arbër Pajaziti, i cili e ka shpallur fitoren në komunën e Bujanocit në kuadër...
-
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Për të martën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell. Pluhuri Saharian ...
-
Nesër i jepet lamtumira e fundit mërgimtarit nga Kosova që humbi jetën tragjikisht në aksident ditë më parë
Nesër do t’i jepet lamtumira e fundit mërgimtarit nga Kosova, Adem Buzhala, i...
-
Matoshi godet pushtetin e VV-së: Totalisht nën ndikimin rus!
Halil Matoshi ka qenë i ashpër në kritika ndaj qeverisë së Albin Kurtit. S...
-
Geci: LVV dhe PDK janë një brum
Ish-deputeti, Gani Geci, ka folur për bisedën telefonike të Mimoza Kusari-Lil...
-
Gjykata e Beogradit e lë në paraburgim Tefik Mustafën
Tefik Mustafa, u arrestua nga autoritetet e Serbisë në pikën kufitare në Merd...
-
”Vendim i pamençur i kosovarëve të udhëtojnë nëpër Serbi”
Avokati Shkelzen Sopjani sot në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova ësht...
-
Aliu: Animi i Qeverisë për zgjedhjet në Luginë ka qenë veprim i gabuar
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Liburn Aliu, ...