Kirby për VOA: Grupi Wagner i lidhur me Korenë e Veriut
Autori: Gazeta inFokus 09:58 | 21 January 2023
Zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha se Departamenti i Thesarit do ta përcaktojë grupin Wagner, si një Organizatë Kriminale Ndërkombëtare. Ai i tha korrespondentes së Zërit të Amerikës Patsy Widakuswara se ky klasifikim u jep Shteteve të Bashkuara më shumë fleksibilitet për të shënjestruar grupin Wagner.
“Sigurisht që ne tashmë ishim duke sanksionuar thellësisht Rusinë në të gjitha sferat dhe disa nga këto sanksione dhe kontrolle të eksportit që ne i dimë, gjithashtu në mënyrë të tërthortë kanë patur një efekt mbi kontraktorët privatë ushtarakë si Wagner-i, por ky klasifikim e vë me të vërtetë në shënjestër në mënyrë specifike Wagner-in dhe departamenti i Thesarit do të ketë më shumë hollësi për këtë javën e ardhshme. Ajo që bën ky klasifikim është se bllokon dhe parandalon transferimin e parave për grupin Wagner nga çdo entitet në SHBA. Dhe kjo mund të çojë në masa shtesë nga vendet e tjera tani që ne po e bëjmë një gjë të tillë”.
Shtetet e Bashkuara ndanë të premten me grupin e ekspertëve të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Sanksionet kundër Koresë së Veriut, prova të furnizimit me armë nga Koreja e Veriut për grupin Wagner, të cilat përdoren në luftën kundër Ukrainës.
“Gjëja më e rëndësishme është të përpiqemi të ndalojmë këtë fluks mbështetjeje nga Koreja e Veriut për Rusinë. //Ne u bëjmë thirrje atyre që të ndalojnë menjëherë këtë aktivitet sepse ata po shkelin rezolutat ekzistuese të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. //Koreano-veriorët thjesht kanë gënjyer haptazi për mbështetjen e tyre ndaj Rusisë. Thjesht thanë se nuk po e bëjnë. Ata pretendojnë se nuk kanë asnjë lidhje me ta. Dhe sot, ne menduam se ishte e rëndësishme që në lidhje me diskutimet tona në OKB të jepnim prova të vërteta se në fakt, ata po e mbështesin Rusinë me armë dhe municione”, tha zoti Kirby.
Koordinatori i Këshillit të Sigurisë Kombëtare për Komunikime Strategjike pranë Shtëpisë së Bardhë, John Kirby i tha Zërit të Amerikës se mosmarrëveshjet mes aleatëve për të dërguar tanke mbrojtëse në Ukrainë nuk kanë krijuar asnjë thyerje të mbështetjes të aleancës për Kievin.
“Aleanca mbetet shumë, shumë solide në mbështetje të Ukrainës. Para së gjithash, unë nuk do ta përshkruaj këtë si një ngërç. Dua të them, këto janë diskutime të vazhdueshme, përsëritëse që ne kemi me të gjithë aleatët dhe partnerët tanë për ndihmën që ata mund të ofrojnë dhe në çfarë shkalle. Këto janë vende sovrane, ata duhet të vendosin sepse duhet të kenë parasysh nevojat e tyre të sigurisë kombëtare, ashtu si ne. Por, aleanca ka qenë jashtëzakonisht e qëndrueshme dhe mbështetëse ndaj Ukrainës, dhe ne nuk shohim që kjo të ndyshojë”.
Duke pranuar se i takon Gjermanisë të marr vendimin nëse do të lejojë furnizimin e Ukrainës me tanke të tipit Leopard zoti Kirby shtoi se kontributi i Gjermanisë ka ardhur duke u shtuar.
“Gjermania ka rritur kontributet e saj megjithëse ishte qysh në fillim të luftës, një nga kontribueset kryesore financiare në botë për Ukrainën për sa i përket ndihmës financiare. Dhe ata sigurisht gjatë disa muajve të fundit kanë rritur gadishmërinë dhe vullnetin për të ofruar mbrojtje të avancuar. Dhe kjo është vlerësuar thellësisht nga të gjithë”, tha zoti Kirby për Zërin e Amerikës.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për javën e ardhshme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se si do të jetë moti për ...
-
Edhe familja Jashari përfundon procesin e regjistrimit, stafi i ASK-së mirëpritet nga kryefamiljari Rifat Jashari
Kryefamiljari i familjes Jashari, .Rifat Jashari ka pritur stafin e ASK-së pë...
-
Çka bën Zyra e Kinës në Prishtinë?
Me fjalët e inteligjencës perëndimore, Kina përbën një kërcënim në rritje për...
-
Vetvendosja ia vë syrin Prizrenit? 300 anëtarësime të reja në këtë rajon
“Prizreni po e forcon lidhjen me VETËVENDOSJE!-n, dhe kryeqyteti i kulturës e...
-
Rama para shqiptarëve në Greqi: Faleminderit nga zemra për këtë mikpritje kaq prekëse
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbajtur një fjalim para shqiptarëve në...
-
Siljanovska sot merr detyrën si presidente e Maqedonisë së Veriut
Pas inaugurimit të Siljanovskës në Kuvend, sipas njoftimit, në kabinetin e Pr...
-
Aksident i rëndë në Gjermani, pesë të lënduar nga përplasja e BMW-së për disa pemë
Të dielën, në Gjermani një veturë e tipit BMW është përplasur për disa pemë, ...
-
Jahjaga takon ish-kryeministrin spanjoll Zapatero, nëpërmjet një postimi tregon çfarë foli me të
Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga e ka takuar në Madrid ish-kryemini...
-
Arrestohet një burrë në Prishtinë, rrẩḣu gruan dhe vajzën e tij
Është arrestuar një burrë në Prishtinë, pasi i njëjti dyshohet se pas një mos...
-
Mbi 1 mijë e 700 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
1 mijë e 719 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë....
-
Dje përfundoi periudha transitore e BQK’së për dinarin, nga sot euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë
Dje ka përfunduar periudha transitore e Bankës Qendrore të Kosovës rreth çësh...
-
Studentët e Infermierisë tregojnë nëse pas studimeve do tё qёndrojnë për të punuar nё Kosovë
Organizata joqeveritare Dita e Infermierëve “NURSE DAY”, e themeluar nё filli...