Lajme

Kina do të propozojë një plan paqeje për Ukrainën

Autori: Gazeta inFokus 16:36 | 18 February 2023

Pekini është gati të paraqesë propozimin e tij të paqes për Ukrainën, njoftoi kryediplomati i tij të shtunën në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

“Kjo luftë nuk mund të vazhdojë më”, tha Wang Yi, këshilltari kryesor i politikës së jashtme të presidentit kinez Xi Jinping .

Integriteti territorial dhe sovraniteti i të gjitha vendeve do të respektohet në propozimin e Kinës, tha Wang, duke shtuar se Pekini do të vazhdojë të punojë për paqen.

-Advertisement-

“Ne sigurisht që mund të vazhdojmë të mbajmë qëndrimet tona në konferenca ndërkombëtare si kjo, por unë sugjeroj që gjithashtu të fillojmë të mendojmë më me qetësi, veçanërisht për miqtë e mi në Europë,” tha ai.

“Ne duhet të mendojmë se çfarë përpjekjesh mund të bëjmë për t’i dhënë fund kësaj lufte,” shtoi Ëang.

Shumë udhëheqës të Bashkimit Europian në Mynih janë treguar të kujdesshëm ndaj synimeve të Pekinit, pasi Wang u bëri thirrje vendeve europiane të ndryshojnë qasjen e tyre ndaj luftës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera