Lajme

Kijuesja shqiptare e ChatGPT, Mira Murati do të martohet në një ceremoni private me tradita shqiptare

Autori: Gazeta inFokus 15:46 | 12 June 2025

Mira Murati, shqiptarja që udhëheq zhvillimin e inteligjencës artificiale në nivel global dhe qëndron pas ChatGPT, do të kurorëzojë dashurinë e saj në një ceremoni intime që do të mbahet në zemër të Toskanës, Itali.

Dasma është organizuar me masa të rrepta sigurie, ku të ftuarit janë pajisur me kontrata të rrepta konfidencialiteti, që ndalojnë shpërndarjen e imazheve apo videove në rrjete sociale apo media.

Pavarësisht atmosferës ndërkombëtare, ceremonia do të jetë një nderim për trashëgiminë shqiptare të Muratit. Ajo do të vishet me kostumin tradicional të nuses nga jugu i Shqipërisë, me jelekun karakteristik të Vlorës, ndërsa në sfond do të dëgjohen këngë e do të luhen valle autoktone, që pasqyrojnë zakonet dhe shpirtin e kulturës shqiptare.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion fuqizon ragbin në Kosovë, Prishtina mirëpret Turneun Ndërkombëtar “Europe 7’s Conference”
-Advertisement-

Të tjera