Kica: Një ministre e Drejtësisë që i kërkon drejtësisë dorëzim, duhet të dorëzohet vetë ose të shkarkohet
Autori: Gazeta inFokus 11:37 | 11 February 2023
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica Xhelili, ka reaguar përmes një konference për medie, në lidhje me deklaratën e djeshme të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila i kërkoi prokurorit të tërhiqej nga rasti ku kjo ishte e akuzuar në lidhje me hedhjen e gazit lotsjellës në kuvend para shtatë vjetësh.
Kica-Xhelili tha se Haxhiu duhet të shkarkohet pasi e bëri këtë deklaratë.
“Ministrja e Drejtësisë i kërkoi prokurorit të dorëzohej… Nuk tha kërkoj drejtësi, në vend të shumë mundësive që kishte për të përmbyllur qëndrimin e saj prej të akuzuarës, por ajo zgjodhi t’i thotë prokurorit dorëzohu.. Këtë e tha ministrja e Drejtësisë, pasqyra e së cilës mëton të jetë fytyra e ligjit në Kosovë. Një ministre e drejtësisë që i kërkon drejtësisë dorëzim, duhet të dorëzohet vetë ose të shkarkohet, s’ka kredibilitet të udhëheqë në sektorin e drejtësisë”, është shprehur Kica në konferencën e thirrur për sot nga LDK-ja, përcjell Klankosova.tv
Sipas Kicës, Haxhiu disa herë ka dëshmuar që s’ka aftësi ta zhvesh petkun personal e të të akuzuarës kur hyn në këtë ministri, “harron që është institucion, fyen e kërcënon dhe jo vetëm ajo, por edhe të tjerët”.
Deputetja e LDK-së, tha se nga kjo ministri është premtuar, pavarësi e gjyqësorit e mbështetje financiare për sistemin e drejtësisë, është premtuar për ministra pa aktakuza, mirëpo, sipas saj, fatkeqësisht realiteti po dëshmon të kundërtën./
“Sot përveç që pagat e prokurorëve e gjyqtarëve janë ulur, punohet për dorëzim të drejtësisë. Nga sot e tutje dhe çdo ditë që vazhdon ta ketë këtë pozitë, ndërhyrja në sistemin e drejtësisë do ta mbajë emrin e kryeministrit, Kosova ka nevojë për njerëz që nuk dorëzohen”, ka shtuar ajo.
Kica u shpreh se s’duhet të lejohet kurrë që pushteti ta ketë lirinë e kërcënimit, sepse në emër të drejtësisë, sipas saj, shumë pushtete kanë abuzuar me të.
Të tjera
-
Kurti bashkëbisedon virtualisht me ish-presidenten e Zvicrës, i shpreh mirënjohje për mbështetje
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një takim virtual...
-
Rexhepi në Katar adreson çështje të rëndësishme për familjen, arsimin dhe jo-diskriminimin
Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, Emilija Rexhepi, prezantoi fja...
-
Hovenier pret Berishën: Diaspora në SHBA, partner esencial për mbështetjen e Kosovës si shtet sovran
Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, ka pritur në ambasadë kryetari...
-
Ministri Krasniqi takohet me shefen e zyrës së KiE në Kosovë: Kosova i ka plotësuar kushtet për anëtarësim
Ministri për Administrimin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, sot ka zhvillu...
-
“Vala” pa valë
Qytetarët konsumatorë të telefonisë mobile të operatorit "Vala" në ditët e fu...
-
Kurti nderon dëshmorët e kombit në Gjakovë
Në kujtim dhe në nderim të sakrificës dhe të gjakut të derdhur për liri, krye...
-
Ministrja Hajdari ‘nuk bëhet rehat’ me Sekretar të Përgjithshëm, shkarkon Latifajn, ja kë e emëron në vend të tij
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, nuk po bë...
-
Sekuestrohen 25 motoçikleta në Pejë
25 motoçikleta janë sekuestruar nga policia në Pejë. Sipas njoftimit të po...
-
Gjenden të vdeküra dy ukrainase në Tiranë
Më 10.05.2024, rreth orës 13:35, në Rrugën e Dibrës, në banesë, janë gjetur n...
-
Arrestohen dy serbë në Jarinje
Dy serbë janë arrestuar të premten në pikën kufitare në Jarinje. Informaci...
-
Kërkohet paraburgim për policin i cili për 6 muaj ngacmoi sek *ualisht vajzën e mitur
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar 30 ditë paraburgim për zyrtarin p...
-
E frikshme në Shën Petersburg, autobusi me 20 pasagjerë “zhytet” papritur në lumë/Pamje
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Shën Petersburg të Rusisë, kur një a...