Lajme

KFOR: Po monitorojmë situatën në veri, të gatshëm për masa në mbrojtje të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 15:12 | 01 August 2022

Forca paqeruajtëse ndërkombëtare në Kosovë, KFOR, kanë reaguar pas situatës në veri të vendit, përmes një njoftimi nga KFOR kanë deklaruar se së bashku me organizatat vendore dhe ndërkombëtare janë duke monitoruar situatën në veri të vendit.

KFOR-i ka theksuar se mbeten të përkushtuar fuqishëm ndaj sigurisë dhe i gatshëm për të marrë masa në mbrojtje të Kosovës.

“KFOR-i po monitoron nga afër situatën në veri të Kosovës me organizatat vendore dhe ndërkombëtare të sigurisë. Nën mandatin e tij të OKB-së, KFOR-i mbetet fuqishëm i përkushtuar ndaj sigurisë, i gatshëm të miratojë masat e nevojshme për ta mbajtur #Kosovën të sigurt.”, thuhet në reagimin e tyre në Tëitter./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera