KFOR-i aktualisht ka 3,735 ushtarë në Kosovë, SHBA-të dhe Italia prijnë me numrin e forcave
Autori: Gazeta inFokus 14:24 | 27 August 2022
Më 1 shtator Qeveria e Kosovës pritet të fillojë zbatimin e reciprocitetit me Serbinë, në çështjen e targave dhe dokumenteve.
E për shtensionimin e situatës në veri dhe marrjen e konfirmimit se nuk do të eskalojë situata për vizitë në Prishtinë dhe Beograd gjatë javës ishin i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar dhe ai i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak.
Escobar në një deklaratë pas këtyre takimeve theksoi “gjatë vizitës sime në Prishtinë, Mitrovicë dhe Beograd, kam krijuar përshtypjen se të gjitha palët janë të përkushtuara për të gjetur një zgjidhje paqësore për këtë krizë. Dhe ky është mesazhi që do t’i dërgoj Uashingtonit: besoj se të dyja palët do të gjejnë një zgjidhje kompromisi që do t’i mundësojë popullit të Kosovës të jetojë në paqe”.
Ndërkaq, kryeministri i vendit, Albin Kurti më 24 gusht së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, priti në takim komandantin e Forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR), Gjeneral Major Ferenc Kajári.
Në këtë takim, u theksua zotimi për angazhim dhe koordinim ndërmjet Qeverisë, institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR) për garantimin e sigurisë dhe lëvizjen e lirë.
Sipas njoftimit të Kryeministrisë, Kajári e ka njoftuar Kurtin për praninë, angazhimet dhe përgatitjet shtesë të KFOR-it për të garantuar paqe e siguri në veri të Ibrit.
Edhe sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, javë më parë duke folur për situatën në Kosovë, pas zhvillimeve në fund të korrikut në veri, ka thënë se misioni i KFOR-it në Kosovë është i gatshëm të ndërhyjë nëse kërcënohet stabiliteti.
Po sa trupa ka KFOR- në Kosovë dhe cilat shtetet prijnë me numrin e forcave?.
Sipas në njoftimi në ueb faqen e NATO-s, bëhet e ditur se në Kosovë aktualisht janë 3,735 ushtarë.
Sipas këtij njoftimi, raporton Telegrafi, Italia prin me numrin e ushtarëve në Kosovë, me 638, pastaj SHBA-të me 635, Hungaria me 469, Turqia me 350 etj.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha në një intervistë për gazetën gjermane “Die Welt”, se për shkak të kërcënimit nga Serbia dhe Rusia ka nevojë urgjente për rritjen ndjeshme të numrit të ushtarëve të NATO-s në Kosovë.
Siç transmeton DW, Kurti ka thënë se trupat e KFOR-it do të ndihmonin për të përmirësuar sigurinë e Kosovës duke zgjeruar më tej strukturat dhe kapacitetet e sigurisë.
Kurtit mendon po ashtu se nëse në trupat mbrojtëse të NATO-s do të merrnin pjesë më shumë ushtarë gjermanë, kjo do të shtonte efektin frikësues dhe parandalues./Telegrafi
Të tjera
-
Përparim Rama: Deri në transformim, ish-ndërtesa e Gërmisë do të shërbejë për ekspozita
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar pamje nga punim...
-
Selmanaj: Kam dëgjuar se në burgun e Dubravës po u duhet të presin nga 10 ditë për t’u pastruar
Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, tha se...
-
Raporti i Borell për çështjen e masave ndaj Kosovës në përfundim e sipër, pritet t’u dorëzohet shteteve
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se Brukseli zyrtar e ka...
-
Mblidhen zëvendësministrat në Strasburg, s’dihet nëse Kosova është agjendë
Në Strasburg, sot pritet të takohen zëvendësministrat e Jashtëm të vendeve an...
-
23 vjeçari nuk respektoi masën mbrojtëse, Policia në Ferizaj ia konfiskon veturën dhe e gjobitë me 500 euro
Policia e Kosovës ka gjobitur një shofer të moshës 23-vjeçare në Ferizaj, meq...
-
Ramush Haradinaj kujton “Betejën e Çabratit”: Gjakova, vatër e atdhedashurisë dhe shqiptarisë ndër breza
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në kujtim të ...
-
Alarmon Shenoll Muharremi pasi rriqërat pickuan atë dhe fëmiun e tij
Opinionisti dhe studiuesi Shenoll Muharremi ka alarmuar opinionin pasi është ...
-
Gjendet edhe trupi i nënës Alma Arrazi në lumin Buna
Është gjetur në ujërat e lumit Buna edhe trupi i 39-vjeçares, Alma Arrazi. ...
-
Policia e Kosovës gjen dy kamera të cilat i kishin vendosur kotrabanduesit në rrugët malore
Njësia e TASK FORC-ës-Lindje (e përbërë nga Policia dhe Dogana e Kosovës), pa...
-
Kosova pa institucion të veçantë për paraburgimin e personave me çrregullime mendore
Kosova nuk ka institucion të veçantë për paraburgimin e personave me çrregull...
-
Molotov dhe vezë para Bashkisë, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Veliajt
Është përshkallëzuar protesta para Bashkisë së Tiranës gjatë ditës së sotme. ...
-
Një ekip i FSK-së po trajnohen me ushtrinë britanike në Belize, ministri Maqedonci publikon fotografi
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka publikuar një fotografi të një ekipi...