Sport

KFF Mitrovica pas shumë telasheve me viza nisët për Austri

Autori: Gazeta inFokus 16:49 | 03 November 2020

Klubi i futbollit i femrave Mitrovica pas shumë telasheve me viza më në fund janë nisur për në Austri, aty ku nesër mbrema do të takohen me St.Polten në kuadër të Ligës së Kampioneve, shkruan Gazeta inFokus.

Gjatë ditës së djeshme Ambasada e Austrisë në Shkup i kishte refuzuar vizat për futbollistet dhe stafin e klubit nga Mitrovica.

Por ‘minatorët’ kanë bërë zgjidhje gjatë ditës së sotme për të udhëtuar drejtë Austrisë.

-Advertisement-

KFF Mitrovica ka udhëtuar vetëm me 15 futbolliste, 8-të prej tyre që kanë pasaporta të Shqipërisë dhe 7-të që kanë pasur viza valide.

E në ndihme klubit mitrovicas i ka dalë edhe FFK-ja, ku i kanë lejuar tre persona të udhëtoj si staf për ta zhvilluar këtë ndeshje kualifikuese.

Më poshtë keni postimin e plotë të KFF Mitrovicës./Gazeta inFokus/

Image

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera