Sport

Këtu është e ardhmja e Ozil, sipas ‘Bild’

Autori: Gazeta inFokus 14:15 | 15 December 2020

Tashmë dihet se Mesut Ozil dhe trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta i kanë ftohur tërësisht raportet, shkruan Gazeta inFokus.

Gazeta gjermane ‘Bild’ ka arritur të zbuloj të ardhmen e turko-gjermanit, e cila sipas raportimeve të tyre është tek Fenerbahce.

Për transferimin e 32 vjeçarit janë interesuar edhe klubet të tjera si, DC United, LA Galaxy dhe Inter Miami, por sipas vet lojtarit destinacioni më i mirë do të jetë Fenerbahce.

-Advertisement-

Madje, gjithmonë sipas ‘Bild’, Ozil ka nisur kërkimet për banesë të re në Stamboll./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera