Sport

Këto janë të gjitha përballjet e Prishtinës në sezonin 2017/18

Autori: Gazeta inFokus 16:41 | 20 March 2018

Kampionati i Kosovës  është ndëprerë deri më 31 mars/1 prill për shkak ndeshjeve të Përfaqësueseve, ndërsa skuadra nga kryeqyteti pas dy ditëve pushim sot ka vazhduar seancat e rregullta stërvitore, shkruan infokusi.

Prishtina pozicionet e dyta në klasifikim me një pikë më pak se lideri Drita dhe po ashtu ndodhet në gjysmëfinale të Digitalb Kupës së Kosovës.

Këto janë rezultatet e 27-ë ndeshjeve në dy garat zyrtare në edicionin 2017/18. Në këto 27 ndeshje, Prishtina ka shënuar 15 fitore, ka luajtur baras në 7-të ndeshje dhe ka humbur 5 prej tyre me goldallim +20, 37:17.

-Advertisement-

Skuadra më së shpeshti ka luajtur pa gola 0:0 – 6 herë, pastaj ka fituar 2:0 – 5 herë, ka humbur 0:1 – 3 herë. Skuadra fitoren më të thellë e ka arritur në garën për Kupë me skuadrën e  Kosovës së Prishtinës  5:0, kurse atë kampionale e ka me Besën – 4:0. Ndërsa humbjen më të thellë me Llapin në Podujevë – 3:0.

Sezoni: 2017/18
Trajner: Arsim Thaqi
1.Prishtina – Drita 0:1 (0:1) Xhevdet Shabani 32’
2. Flamurtari – Prishtina 0:2 (0:2) Mergim Pefqeli 18’, Mentor Mazrekaj (p) 38’
3. Prishtina – Liria 1:0 (0:0) Armend Dallku 86’
4. Drenica – Prishtina 1:1 (0:0) Genc Hamiti 90+1’ – Drashko Bozhoviç 83’
5. Prishtina – Vllaznia 2:1 (2:1) Gauthier Mankenda 16’, Basit Abdul Khalid 34’ – Alban Shillova 38’
Trajner: Mirel Josa
6. Prishtina – Gjilani 0:0
7. Prishtina – Feronikeli 0:0
8. Llapi – Prishtina 3:0 (2:0) Gentrit Begolli 7’, Hamdi Namani 24’, Florim Bërbatovci 90+1’
9. Prishtina – Vëllaznimi 1:0 (0:0) Armend Dallku 90+1’
10. Trepça ’89 – Prishtina 0:2 (0:2) Ahmed Januzi 5’, 35’
11. Prishtina – Besa 4:0 (3:0) Gauthier Mankenda 22’, Ahmed Januzi 23’, Ergyn Ahmeti 42’, 80’
12. Drita – Prishtina 0:0
13. Prishtina – Flamurtari 3:1 (1:0) A. Dallku (p) 4’, D. Curri 59’, M. Pefqeli 72’ – Mergim Boshnjaku 49’
14. Liria – Prishtina 1:0 (0:0) Artur Magani 75’
15. Prishtina – Drenica 0:2 (0:1) Armend Abazi 21’, Genc Hamiti 89’
16. Vllaznia (P) – Prishtina 0:2 (0:1) Liridon Fetahaj 27’, 86’
17. Prishtina – Gjilani 2:1 (1:1) Gauthier Mankenda 26’, Ahmed Januzi 62’ – Gëzim Rusi 45’
18. Feronikeli – Prishtina 0:0
Kupa 1/16 Flamurtari – Prishtina 2-3 (0-2) Hasip Hajdari 48’ (p), Pleurat Hajdini 83’ – D. Bozhoviç 6’, 22’, A. Januzi 78’
Kupa 1/8: Prishtina – Kosova 5:0 (3:0) D. Bozhoviç 22’, A. Januzi 44’, D. Curri 45+1’, G. Mankenda 47’, B. Khalid 83’
19. Prishtina – Llapi 2:0 (1:0) Drashko Bozhoviç 2’, Egzon Sinani (aut) 70’
20. Vëllaznimi – Prishtina 0:0
21. Prishtina – Trepça ’89 2:0 (1:0) Gauthier Mankenda 41’, Drashko Bozhoviç 57’
Kupa ¼: Llapi – Prishtina 2:2 (1:0) 2:3 (p) Daku 43’, 112’ – Bozhoviç 75’, 107’
22. Besa – Prishtina 1:3 (1:2) Florent Qorraj 28’ – G. Mankenda 10’, A. Dallku (p) 39’, A. Januzi n81’
23. Prishtina – Trepça ’89 0:0
24. Drenica – Prishtina 1:0 (0:0) Osman Mëziu 52’

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera