Sport

Këto janë ndeshjet e sotme në Superligë

Autori: Gazeta inFokus 09:42 | 27 October 2020

Sot zhvillohen dy takime në kuadër të javës së nëntë në elitën e futbollit kosovar, shkruan Gazeta inFokus.

Këtë të martë luhen dy takime që nisin më fillim nga ora 14:00.

Përballje interesante pritet të jetë ajo mes Arbërisë dhe Dritës.

-Advertisement-

Befasia e këtij edicioni do t’i bëj konak kampionës në fuqi, e cila vjen pas një fitore të thellë prej 4-1 ndaj Drenicës.

Arbëria në anën tjetër kërkon t’i rikthehet fitores, pas humbjes 2-0 nga Llapi.

Drita aktualisht pozicionohet e dyta në tabelë me 13 pikë, kurse Arbëria e katërta me 11 pikë.

Sfida tjetër është ajo mes Feronikelit dhe Llapit.

Klubi nga Drenasi, pas barazimit 1-1 ndaj Besës së Pejës, do ta pres në ‘Rexhep Rexhepi’ Llapin, që është në kërkim të fitores së dytë.

Nikli pozicionohet në vendin e tetë më 7 pikë, kurse Llapi në pozitën e nëntë me 5 pikë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera