Ekonomi

Këto janë gjobat prej qindra mijëra eurove që paguan partitë pasi shkelën Kodin e Mirësjelljes

Autori: Sylejman Sylejmani 11:45 | 26 August 2019

Me plot 348 mijë e 900 euro janë gjobitur partitë politike kosovare për shkak të thyerjes së kodit të mirësjelljes në zgjedhjet e fundit të përgjithshme të mbajtura në vitin 2017.

Gjithë këto dënime për partitë i ka shqiptuar Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, i cili pritet të ketë sërish shumë punë edhe në fund të shtatorit ose në fillim të tetorit, kur pritet të mbahen zgjedhjet, shkruan Gazeta inFokus.

Në zgjedhjet e para dy vjetëve, dënimi më i lartë u shqiptua për koalicionin PDK, AAK, NISMA, e partitë e tjera që ishin pjesë e tij.

-Advertisement-

Vetëm për gjoba, ky koalicion u desh të paguante plot 158 mijë euro në PZAP.

Pa u dënuar, mirëpo gati dy herë më pak se PAN-i, nuk shpëtoi as LDK, AKR e Alternativa.

LDK, AKR e Alternativa u gjobitën me 71 mijë e 700 euro.

 

 

 

Dënim u desh të paguante edhe Vetëvendosje, që asokohe regjistroi një ‘rekord’ për vete, duke siguruar plot 31 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Vetëvendosje pagoi plot 62 mijë e 600 euro.

Gjobë prej dhjetëra mijëra eurove u shqiptua edhe për Listën Serbe.

Partia që funksionon me urdhrat e Beogradit dhe që siguroi 10 ulëse në Kuvend, pagoi 35 mijë e 699 euro.

Pa u dënuar nuk mbetën as partitë e tjera të komuniteteve, por me më pak para.

Partitë akoma nuk i kanë paguar gjobat

Në një përgjigje për Gazetën inFokus, Mul Desku, kryesues i sekretariatit të PZAP-it, ka treguar se të gjitha partitë i kanë paguar gjobat e zgjedhjeve të përgjithshme, mirëpo jo edhe ato të zgjedhjeve lokale që u mbajtën gjithashtu në vitin 2017.

Subjektet të cilat akoma nuk i kanë kryer obligimet e tyre janë Alternativa e partia turke KTAP.

“Subjekti politik Alternative është gjobitur me 15,450.00 € dhe deri me tani ka paguar 11,750.00 € ndërsa pjesën tjetër të borxhit në shumë prej 3.700.00 €  do ta paguaj në këste sipas një marrëveshje/ujdie të arritur në mes të PZAP-it dhe Subjektit Politik Alternativa”, ka thënë Desku.

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila ka deklaruar në një prononcim për Gazetën inFokus se këtë borxh do ta kryejnë së shpejti, para se ta bëjnë regjistrimin për zgjedhjet e reja.

E nga ana tjetër partisë turke KTAP e cila gjithashtu nuk ka paguar borxhin prej dy mijë e 200 eurove, Desku ka thënë se paratë do t’i merren përmes përmbaruesit.

Sipas ligjit në fuqi, të gjitha subjektet politike të gjobitura nga PZAP nuk do të mund të certifikohen për zgjedhje, pa e paguar gjobën. /Gazeta inFokus/

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy