Sport

Këto janë fjalët e Hansi Flickit pas eliminimit nga Liga e Kampionëve

Autori: Gazeta inFokus 23:58 | 13 April 2021

Paris Sanit Germani e ka eliminuar Bayern Munchenin nga Liga e Kampionëve, shkruan Gazeta inFokus.

Pavarësisht rezultati të përgjithshëm 3-3, tutje kanë kaluar parisienët falë tre golave mysafir të shënuar javën e kaluar në ‘Allianz Arena’.

Pas përfundimit të ndeshjes ka folur trajneri i Bayern Munchenit, Hansi Flick, i cili ka thënë se duke parë ndeshjen e kaluar, rastet dhe pa golin e tretë të PSG-së do të kalonin tutje.

-Advertisement-

“Duke pasur parasysh ndeshjen e parë, me të gjitha rastet tona dhe ato që dhamë, pa golin e tretë, do të kalonim. Ju e patë sa të rrezikshëm janë ata në sulm”, tha fillimisht Flick.

Me pas tekniku gjerman lavdëroi ekipin e tij, kurse PSG-në e përgëzoi për kalimin në gjysmëfinale.

“Unë duhet ta komplimentoj ekipin tim, edhe pse Parisi kaloi tutje. Si një humbës i drejtë, unë do të doja t’i përgëzoja ata”, u shpreh ai.

Në fund Hansi Flick theksoi se skuadra e tij ka cilësi në sulem, por sonte e morën goditjen përfundimtare.

“Normalisht, skuadra ime ka kaq shumë cilësi në sulm, por sot e kishim atë goditjen përfundimtar. Ne duhet ta pranojmë këtë, edhe pse do të donim një rezultat tjetër”, deklaroi Flick.

PSG që eliminoi Bayern Munchenin në gjysmëfinale do ta pret fituesin e takimit ndërmjet Dortmundit dhe Manchester Cityt./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera