Sport

Këto janë dënimet e plota nga FIFA

Autori: Gazeta inFokus 19:36 | 25 June 2018
Shqiponja e bërë pas shënmit të dy golave ndaj Serbisë, i ka kushtuar me 20 mijë franga Granit Xhakës e Xherdan Shaqirit, kurse me 5 mijë tjera kapitenit zvieran, Stephan Lischteiner.
Ky është vendimi që e ka marrë FIFA sot, pasi u hap procedurë disiplinore ndaj tre lojtarëve për festën pas triumfit të Zvicrës ndaj shtetit serb.

Xhaka e Shaqiri, dy yjet nga Kosova shënuan golat për ta mposhtur Serbinë, duke ia rrezikuar seriozisht kalimin tutje për në fazën tjetër të Botërorit.

Pas lojës, Federata e Serbisë dërgoi ankesë në FIFA për festën e shqiptarëve, por edhe për këpucët e Xherdan Shaqirit ku ishte flamuri i Kosovës. Gjë për të cilën FIFA as që zhvilloi diskutime.

-Advertisement-

Ndaj tre lojtarëve të Zvicrës gjithashtu është shqiptuar edhe vërejtje, duke kërkuar që veprimet e tilla të mos përsëriten.

Por edhe më keq ka kaluar Serbia. Federata serbe e futbollit është dënuar hiç më pak se 54 mijë franga për hedhjen e gjësendeve në fushë, ofendimet dhe fyerjet në kor që  i kanë bërë ndaj shqiptarëve.

Dënim pati edhe për trajnerin serb, Mladen Krstajic i cili pas ndeshjes kishte shkruar se gjyqtarin do ta gjykonte në Hagë.

Trajneri serb dhe gjithashtu edhe kryetari i Federatës Serbe, Slavisa Kokeza u dënuan me nga 5 mijë franga tjera.

E kjo ka tronditur mediat në serbi. Secila prej tyre në ballinë ka vendosur fjalën “turp, duke kundërshtuar vendimin e FIFA-s.

Por krejt atmosferë tjetër është në mediat zvierane. Ato i janë gëzuar lajmit se treshja e Zvicrës nuk është dënuar me ndonjë ndeshje, por vetëm me të holla.

Kështu yjet kosovarë do të mund t’i ndihmojnë Zvicrës për ndeshjen e ardhshme që e zhvillon kundër Costa Ricës.

Aktualisht Zvicra dhe Brazili kryesojnë grupin me nga katër pikë, kurse Serbia ka tri.

Serbia ndeshjen e fundit luan me brazilanët, kurse përfaqësuesja Zvicerane takohet me Costa Ricën që nuk e ka asnjë pikë.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera