Këto dy shtete dëbuan diplomatë rusë

Autori: Gazeta inFokus
12:36 | 05 April 2022
Italia dhe Danimarka kanë bërë të ditura dëbime masive të diplomatëve rusë, pas raportimeve për mizori të dyshuara në qytezën ukrainase, Buça.
Ministri i Jashtëm i Danimarkës, Jeppe Kofod ka thënë më 5 prill se ambasadori rus në Kopenhagë është informuar që 15 anëtarë të stafit të ambasadës do të dëbohen dhe se Qeveria e Danimarkës “ka dënuar ashpër” veprimet e ushtarëve rusë në Buça.
Edhe ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio ka thënë për kanalin televiziv, RAI-neës-24, se Roma ka informuar Moskën që 30 diplomatë rusë duhet të largohen nga shteti për “arsye të sigurisë kombëtare”.
“Përmes këtij vendimi, ne jemi duke dërguar mesazh të qartë te Moska se nuk do të pranojmë që zyrtarë të inteligjencës ruse të spiunojnë në tokën daneze”, ka thënë ministri Kofod përmes një deklarate.
“Ata përbëjnë rrezik për sigurinë tonë kombëtare që nuk mund ta injorojmë. Së bashku me një numër të aleatëve të ngushtë, ne kemi hasur në spiunimin që e bëjnë personat e identifikuar, nën petkun e statusit diplomatik”, ka shtuar ai.
Në deklaratën daneze është thënë se diplomatët kanë 14 ditë për t’u larguar nga shteti.
Di Maio nuk ka treguar për afatin që kanë diplomatët për t’u larguar.
Si përgjigje ndaj këtyre veprimeve, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, ka thënë për agjencinë e lajmeve, TASS se Moska do të marrë “masat e duhura”./REL

Të tjera
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku ...
-
Dialogu Kosovë-Serbi, mbi 18 muaj në heshtje: Pse duhet të ndryshojë fokusi i tij?
Procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë ka mbetur në vendnumëro, me 18 mua...
-
Aktakuza ndaj Radoiçiqit dhe të tjerëve për rastin Banjska përmendet në raportin e DASh-it për lụftimin e krimit
Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH)ka publikuar “Raportin e Strategjisë s...
-
Komuna e Prishtinës kërkon pëlqimin për sheshin “Xhorxh Bush”
Inspektorati i Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve të Trashëgimisë Kulturo...
-
Baneri “Liria ka emër” me foton e Thaçit e Veselit vendoset në “Wembley”
Një baner me mesazhin “Liria ka emër” është vendosur në stadiumin “Wemble...
-
Haziri për deklaratat e Hotit: Vlerësim i tij por s’ka qenë koha, as momenti i duhur
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Hazri ka folur në lidhje me deklaratën e fundit t...
-
Raporti i DASH: Shqiptarët, rol kyç në tregun global të drọgës – Paratë e pista në Amerikën Latine pastrohen në Shqipëri
Shqiptarët janë faktorë me rëndësi në tregun global të drogës, nga Kanada...
-
Vetaksident në magjistralen Kaçanik-Hani i Elezit, lëndohet vozitësi
Një vetaksident ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në magjistralen Kaçanik-Hani...
-
Kreu i ZRRE-së: Nëse deri sot keni paguar 50 euro për rrymën, nga prilli do të paguani 58 euro
Kryetari i Bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu, ka arsyetuar propozimin e Zyrë...
-
Po kalonte vijat e bardha, vetura godet 15-vjeçaren në Berat
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Berat. Sipas raportimeve t...
-
Telashet e furnizimit me NaCl, Ministria e Shëndetësisë thotë se nuk ka mungesa në sektorin publik
Barnatoret në sektorin privat, por edhe spitalet regjionale së fundmi janë pë...
-
Mjekësia ligjore: Të gjithë viktịmat në Koçan vdịqën nga asfiksia
Të gjithë viktimat nga zjarri që përfshiu një klub të natës në Koçan vdiqën n...