Ekonomi

Këto do të jenë pagat e mjekëve me ligjin e ri

Autori: Xhejlane Kaçiu 14:47 | 23 January 2019

Projektligji për pagat pritet të shkoj në Kuvend në lexim të dytë më 31 janar.

Ndërsa rreth 220 specialistë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës presin tu bëhet paga gati sa e kryeministrit Ramush Haradinaj.

Ata po e bojkotojnë punën, edhe pse greva e 11 mijë punonjësve të shëndetësisë, e organizuar nga Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës zyrtarisht ka përfunduar më 3 janar të këtij viti.

-Advertisement-

Kirurgët të cilët nuk po e përfillin vendimin e FSSHK-ës dhe po kërkojnë që paga e tyre të jetë në bazë të koeficientit 10, që i bie rreth 2 mijë e 390 euro në muaj nga 549 euro sa i marrin tani.

Ata assesi nuk pajtohen me koeficientin e propozuar me këtë projektligj.

Udhëheqësi i kësaj greve, Arbër Morina është i vendosur që bashkë me kolegët e tij të qëndrojnë deri në realizimin e kërkesave.

“Greva ndërpritet vetëm atëherë kur paratë dalin në xhirollogari”, pati thënë Morina për gazetën inFokus.

Por, sa para do tu dalin në xhirollogari nëse projektligji miratohet ashtu siç është propozuar?

Gazeta inFokus sjellë në detaje pagat e propozuara për të gjithë punëtorët shëndetësor:

Drejtuesit në shëndetësi, kategoria e parë – ku përfshihen drejtor të klinikave, të Qendrave Kryesore të Mjekësisë Familjare, të Q. M. Punës, drejtor i Q. M. Sportive, drejtor i Q. Telemjekësisë, drejtor i Qendrës në Shtime, në institute shëndetësore do të paguhen me koeficientin 4.70  =  1,123.30 euro.

Drejtues në shëndetësi, kategoria e dytë – ku përfshihen udhëheqësit në qendrat (Qendra e Ortoprotetikës) QKUK, barnatore qendrore QKUK, reparte dhe shërbime të tjera shëndetësore në QKUK, udhëheqës i qendrave regjionale, departamenteve në IKSHP do të paguhen me koeficientin 4.60 = 1,099.40 euro.    

Drejtues i mesëm, kategoria e parë – ku përfshihen drejtor i departamenteve me rëndësi shtetërore, do të paguhen me koeficientin 4.40 = 1051.60 euro.

Mjekët specialist ku përfshihen –  ekspert i mjekësisë ligjore dhe pozita  të ngjashme në shëndetësi, në institucionet shëndetësore dhe  institucione të tjera ku ushtrohet profesioni përkatës, do të paguhen me koeficientin 5.00 =  1,195 euro

Mjek specialist të mjekësisë familjare do të paguhen me koeficientin 4.50 = 1,075.50 euro.

Mjek në specializim, në institucionet shëndetësore dhe  institucione të tjera ku ushtrohet profesioni përkatës do të paguhen 3.65 = 872.35 euro.

Mjekët e përgjithshëm në institucionet shëndetësore dhe  institucione të tjera ku ushtrohet profesioni përkatës, do të paguhen me koeficientin 3.40 = 812.60 euro.

Psikologët klinik do të paguhen me koeficientin 3.40 = 812.60 euro.

Farmacist ku përfshihen farmacist i diplomuar, në institucionet shëndetësore dhe  institucione të tjera ku ushtrohet profesioni përkatës do të paguhen me koeficientin 3.40 = 812.60 euro.

Infermierët/mamitë/teknikët mjekësor, kategoria e parë ku përfshihen ata që punojnë në institucionet shëndetësore dhe  institucione të tjera ku ushtrohet profesioni përkatës do të paguhen  2.20 = 525.80 euro.

Infermierët/mamitë/teknikët mjekësor, kategoria e dytë ku përfshihen ata që punojnë në institucionet shëndetësore dhe  institucione të tjera ku ushtrohet profesioni përkatës; teknik autopsie do të paguhen me koeficientin 1.90 = 454.10 euro.

Infermier/mami/teknik mjekësor, kategoria e tretë që përfshinë: ata që punojnë në institucionet shëndetësore dhe  institucione të tjera ku ushtrohet profesioni përkatës, teknik i farmacisë 1.70 = 406.30 euro. 

Teknikët farmacist do të paguhen me koeficientin 1.60 = 382.40 euro.

Asistentët e infermierisë do të paguhen me koeficientin 1.45 = 346.55 euro.

Kryepunëtorët në shëndetësi dhe në institucione të tjera do të paguhen me koeficientin 2.20 = 525.80 euro. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera