Lajme

Këta janë sektorët që do të përfitojnë nga 206.4 milionë eurot e BE-së për Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 22:59 | 08 July 2026

Kosova do të përfitojë gjithsej 206.4 milionë euro nga fondet e Bashkimit Evropian, pasi Komiteti i IPA-s ka miratuar projektet e propozuara nga vendi në kuadër të programeve IPA 2026 dhe IPA 2027, si dhe tri grante shtesë nga Korniza Investuese për Ballkanin Perëndimor (ËBIF).

Kështu ka bërë të ditur kryeministri i vendit, Albin Kurti përmes nje postimi në rrjetin social në Facebook.

Por cilët sektorë do të përfitojnë nga shuma 206.4 milionë euro?

-Advertisement-

Nga kjo shumë, 44 milionë euro do të investohen në mjedis dhe klimë, 34.5 milionë euro në sektorin e energjisë, ndërsa 30.5 milionë euro do të dedikohen për menaxhimin e kufijve dhe migrimin.

Po ashtu, 31.8 milionë euro do të shkojnë për rritjen e konkurrueshmërisë, arsimin dhe punësimin, 24.7 milionë euro për qeverisje të mirë dhe përafrim me standardet e Bashkimit Evropian, ndërsa 15 milionë euro për forcimin e sundimit të ligjit.

Përveç këtyre fondeve, janë miratuar edhe tri grante në vlerë totale prej 25.9 milionë eurosh për projekte strategjike infrastrukturore.

Këto përfshijnë mbështetje për përgatitjen e investimeve në Hidrosistemin Ibër-Lepenc, segmentin e autostradës Qafë e Duhlës–Banullë, si dhe një grant prej 24.3 milionë eurosh për ndërtimin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza në Podujevë, në bashkëpunim me BERZH-in.

Autoritetet kanë bërë të ditur se rreth gjysma e fondeve do të orientohen në investime infrastrukturore, ndërsa projektet do të realizohen në bashkëpunim me partnerë ndërkombëtarë dhe me bashkëfinancim nga institucionet e Kosovës.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy