Lajme

Këta janë emrat e dy të vrarëve në atentatin e Tiranës

Autori: Islam Morina 21:19 | 13 November 2021

Tirana është tronditur nga një atentat me breshëri automatiku mbrëmjen e kësaj të diele, ku për pasojë gjetën vdekjen dy të rinj.

Mediat nga atje bëjnë më dije se nga burimet e veta kanë mësuar se bëhet fjalë për Erigers Mihasi, i cili po drejtonte makinën e tipit Audi dhe pasagjerin Armando Dumani 26-vjeç, transmeton Gazeta Infokus.

Policia ndërkohë ka vendosur perimetrin e sigurisë në zonë dhe po shikon kamerat e sigurisë përreth, për të identifikuar makinën që ndodheshin autorët, por edhe të dhëna lidhur me identitetin e tyre./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera